Juristët: Ligji për amnisti mund ta shkatërrojë sistemin gjyqësor në Maqedoni (Video)
Dy ditë pasi Presidenti Gjorge Ivanov, e dekretoi Ligjin për amnisti, ai tashmë hyri në fuqi. Kjo do të thotë se të gjithë të akuzuarit dhe të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend vitin e kaluar, të cilët konsiderojnë se i plotësojnë kushtet për t’u amnistuar, mund të paraqesin kërkesë për këtë deri të martën. Sipas juristëve, ky ligj është diskriminues dhe selektiv dhe mund ta shkatërrojë sistemin gjyqësor. Avokati Tortevski, për TV21 tha se ligji është antikushtetues.
“Ligji është antikushtetues, sepse prek në parimin bazë të çdo shteti të civilizuar, e kjo është barazia e qytetarëve para ligjit. Mendoj se në botë nuk ekziston Kushtetutë, në të cilën mungon kjo dispozitë. Domethënë vetëm aktgjykimi i plotfuqishëm, i cili ka përfunduar në instancën e dytë, mund të vërtetojë se dikush ka ushtruar dhunë, se ka pasur kapuç, armë, apo nuk ka bërë diçka që e ka pasur për obligim. Vetëm me aktgjykimin e plotfuqishëm vërtetohet ky fakt. Në këtë rast, tani thuhet: Gjykata dhe Prokuroria brenda 10 ditësh të konstatojnë se kush ka pasur kapuç, armë, kush ka lëshuar ndonjë veprim, kush nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim, kush ka ushtruar dhunë. Kjo nuk është e mundur. Kjo e prish parimin e prezumimit të pafajësisë dhe e shkel parimin i cili ekziston qysh nga Karta e magnës, se Gjykata është ajo e cila me aktgjykimin e plotfuqishëm vërteton nëse dikush ka bërë apo nuk ka bërë diçka. Në këtë rast, Prokurorisë dhe Gjykatës u imponohet që kjo ta zgjedhin brenda 5 ditësh. Unë me të vërtetë habitem se me çfarë ndërgjegje ata njerëz do të pranojnë të lirojnë një pjesë e të akuzuarve, vetëm sepse de-fakto u nevojiten votat e tyre në Parlament”, tha Alleksandar Tortevski ,avokat.
Me këtë ligj humbet barabarësia e qytetarëve dhe nuk mund të thirremi në ndonjë lloj pajtimi, konsideron profesoresha, Sollza Grçeva.
“Mendimi im është se ky ligj solli më shumë konfuzion në sistemin tonë gjyqësor, i cili nuk e di si do të zbatohet. Me të vërtetë kjo është sulm i madh ndaj gjyqësorit, prokurorive dhe gjykatave. Gjëja e dytë – arsyeja për këtë nuk është kinse pajtimi, sepse pajtimi është një proces i madh dhe i mundimshëm në të cilin duhet të përfshihet e gjithë shoqëria. Kjo me votimin, doli se u pajtuan vetëm deputetët në Parlament dhe askush tjetër. Baza e sjelljes së këtij ligji është falja e atyre që duhet të shtypin një buton për ndryshimet kushtetuese, kaq”, tha Sollza Grçeva, profesoreshë .
Për një pjesë të opinionit publik, qëllimi i këtij ligji është të “barazohen llogaritë” mes pushtetit dhe deputetëve dhe të hapet rruga drejt ndryshimeve kushtetuese, për çka edhe nënshkrimi i Ivanovit ishte befasi e madhe, shton Tortevski.
“Të gjithë ne e dënuam ashpër amnistinë e tij, kemi përdorur fjalë ofenduese ndaj tij, madje mendohej madje edhe për përgjegjësi penale për amnistinë e tij. Por, tani sillet një ligj tjetër, i cili sipas meje është njësoj antikushtetues. Mendova se ai do ta shfrytëzojë atë mundësi që të tregojë se është parimor, por më me gjasa nën kërcënimin se pas përfundimit të mandatit të tij do të ketë procedurë penale ndaj tij, tani edhe ai iu bashkëngjit kësaj valle të mosrespektimit të ligjeve dhe tenton ta shpëtojë veten”, tha Alleksandar Tortevski ,avokat.
Nënshkrimi i Ivanovit, sipas Grçevës paraqet edhe përkrahje për fazën që vijon, respektivisht ndryshimet kushtetuese në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës.
“Me këtë do të parandalonte votimi i personave, personat e blerë, të cilët për ta shpëtuar veten do të detyrohen të votojnë. Ai këtë nuk e bëri atëherë, kurse tani nuk habitem që e nënshkroi ligjin, sepse ja patë se ligji kaloi unanimisht, respektivisht nuk pati asnjë i përmbajtur dhe kundër, kështu që ai nuk pati arsye për ta mos nënshkruar ligjin”, tha Sollza Grçeva,profesoreshë
Sipas dispozitave të ligjit, amnistinë do të mund ta shfrytëzojnë deputetët që janë të akuzuar dhe për të cilët ka procese gjyqësore, iniciatorët e protestave “Për Maqedoni të Bashkuar”, por jo edhe për personat që janë përmendur si organizatorë, ata që kanë ushtruar dhunë apo nuk kanë vepruar sipas detyrës së tyre zyrtare./RTV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë