LAJMI I FUNDIT:

Bujqit protestuan në Saramzalinë të Sveti Nikoles

Bujqit protestuan në Saramzalinë të Sveti Nikoles

Një numër bujqish të revoltuar kanë protestuar sot në Saramzalinë, duke bllokuar rrugën me traktorët e tyre.

Ata kanë kërkuar pagesë të rregullt të subvencioneve, duke paralajmëruar protestë të re të tyre pas Vitit të Ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke protestuar të qetë, bujqit kërkuan zgjidhje të problemeve agrare, që sipas tyre po shtohen dita ditës.


Njiherit shprehën pakënaqësi ndaj premtimeve qeveritare, që sipas tyre nuk janë duke u plotësuar./Telegrafi/