LAJMI I FUNDIT:

Goranço Angellovski dhe Ivan Cvetanovski do të paraqesin kërkesë për amnisti

Goranço Angellovski dhe Ivan Cvetanovski do të paraqesin kërkesë për amnisti

Avokati Dragan Peshevski para fillimit të seancës së sotme për 27 prillin, deklaroi se klientët e tij, të akuzuarit e rastit, Goranço Angellovski dhe Ivan Cvetanovski do të paraqesin kërkesë për amnisti.

Peshkevski pret nga Angellovski dhe Cvetanovski të amnistohen sipas Ligjit për amnisti. Ai përcolli mesazhin e dy të akuzuarve se ka ardhur koha për pajtim kombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shpallet në “Gazetë zyrtare” Ligji për amnisti
Lexo po ashtu Shpallet në “Gazetë zyrtare” Ligji për amnisti

Ligji për amnisti i cili më 18 e këtij muaji me 95 vota ‘për’ dhe asnjë votë ‘kundër’, tashmë është nënshkruar nga kryetari Ivanov dhe është shpallur në “Gazetë zyrtare”.


Nga sot fillon të skadojë afati prej 5 ditëve për paraqitjen e kërkesës për amnisti nga ana e të akuzuarve. Pas kërkesave të paraqitura gjykata me konsultim nga Prokuroria Publike do të sjell vendim për të njëjtat./Telegrafi/