LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet kushtetuese, pranohen disa amendamente (Video)

Ndryshimet kushtetuese, pranohen disa amendamente (Video)

Republika e Kosovës ka hyrë në Kushtetutën e Maqedonisë, në listën e vendeve fqinje me të cilat kufizohet vendi dhe ndaj të cilave respektohet sovraniteti dhe integriteti territorial. Kjo u vendos sot në debatin mbi ligjin kushtetues, ku poashtu ndryshime pësoi edhe neni që ka të bëjë me shtetësinë e qytetarëve të vendit. Hyrja e Kosovës në kushtetutë u bë me propozim të deputetëve të Aleancës për Shqiptarët edhe pse konkretisht nuk u pranua amendamenti i tyre, por u përpilua një amendament i ri po në të njëjtën frymë.

Syrija Rashidi, ASH: Propozojmë që neni 1A me propozim të deputetëve të ASH të jetë: Kufiri shtetëror I RM është kufi, kufiri I saj ekzistues me Republikën e Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë, Sërbisë dhe Republikën e Kosovës. Pra duke u nisur nga fakti se Republika e Maqedonisë e pranoi Pavarësinë më 9 tetor në Kuvendin republikan dhe duke u nisur gjithashtu edhe nga fakti se Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008, mendojmë se ky amendament duhet të pranohet.

Amendamenti i Aleancës, sipas zëvendës ministrit të punëve të jashtme, Andrej Zhernovski nuk ishte në përputhje me amendamentin 35 andaj ai kërkoi që komisioni të përpilojë një amendament të ri, i cili më pas u pranua edhe nga deputeti Syrija Rashidi dhe si i tillë u miratua unanimisht nga anëtarët e komisionit për çështje kushtetuese.


Andrej Zhernovski, zv ministër i Jashtëm: Nëse pajtoheni që të bëhet pas nenit 4 të shtohet nen i ri 4A, që do të duhej nga komisioni këtu menjëherë të propozohet ku në frymën e amendamentit kushtetues 35, Republika e respekton sovranitetin dhe integritetin territorial, pavarësinë politike të shteteve fqinje, këtu nëse përpilohet ashtu siç ju, me të drejtë them insistoni, të jenë edhe Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Sërbia dhe Republika e Kosovës, atëherë Qeveria do ta pranoj si të tillë atë amendament.

Deputetët Syrija Rashidi dhe Fadil Zendeli kishin propozuar edhe amendamente ndaj definimit të shtetësisë me të cilën kërkohej që të fshihet fjala “maqedonase” dhe të ngelet vetëm “shtetas të Republikës së Maqedonisë së veriut. Propozimet e tyre u refuzuan me arsyetimin se ndërhyjnë në Marrëveshjen e Prespës. Por më pas u pranua një amendament i ri me të cilin pësoi ndryshime neni që definon shtetësinë duke shtuar më pas fjalët që sqarojnë se shtetësia nuk definon përkatësinë etnike.

Muhamed Zeqiri, LSDM: Pikërisht në atë frymë në të cilën edhe ju diskutuat, unë e kam bërë një propozim në paragrafin dy të nenit dy të ligjit kushtetues, ku në fund të fjalisë, gjegjësisht në pikë propozoj të vendoset presje dhe të shtohen fjalët: që nuk përcakton apo predikon përkatësinë etnike të qytetarëve. Pikërisht kjo është në frymën edhe të Marrëveshjes së Prespës, marrëveshjes së Ohrit dhe është në frymën e konceptit tonë që përfaqësojmë si shumicë parlamentare, Maqedonia një shoqëri.

Amendamenti i deputetit Zeqiri ishte i ngjashëm me atë të deputetet Elizabeta Kançevska Milevska, andaj edhe në këtë rast zëvendës ministri Andrej Zhernovski propozoi që dy amendamentet të tërhiqen dhe të përpilohet një amendament i ri.

Andrej Zhernovski: Këto dy amendamente tekstualisht trajtojnë të njëjtën sferë, kanë qëllim të njëjtë, kështu që propozimi është të përpilohet një amendament i përbashkët i cili gjithashtu sipas procedurë të jetë amendament i komisionit dhe do të ishte i pranueshëm për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Pas përpilimit të përbashkët komisioni miratoi amendamentin me të cilin në nenin 2 u shtua sqarimi i propozuar, ndërsa mbeti në fuqi definicioni i propozuar në marrëveshjen e Prespës. Në fillimin të mbledhjes Qeveria dhe komisioni për çështje kushtetuese pranuan edhe amendamentin e tetë deputetëve të përjashtuar nga OBRM-PDUKM me të cilin thuhet se ndryshimet kushtetuese do të hyjnë në fuqi pas ratifikimit të marrëveshjes së Prespës dhe protokolit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO nga ana e parlamentit grek. Para kësaj mbledhje në komisionin juridiko ligjvënës, u miratuan edhe katër amendamentet kushtetuese të propozuara nga Qeveria të cilat tani pritet të hyjnë në seancë plenare për të marrë edhe miratimin përfundimtarë./Shenja/

https://www.youtube.com/watch?v=yRTONB6rRmI

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori