LAJMI I FUNDIT:

Hakerët marrin mijëra dokumente diplomatike të BE-së

Hakerët marrin mijëra dokumente diplomatike të BE-së

Hakerët të lidhur me Kinën me sa duket morrën mijëra informata të ndjeshme diplomatike të BE-së, njoftoi të mërkurën New York Times, në shkeljen e fundit të të dhënave që godit një organizatë ndërkombëtare të madhe.

Informatat nga misionet diplomatike të BE-së anembanë botës zbulojnë shqetësime se si të merren me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si dhe shqetësimet rreth Kinës, Rusisë dhe Iranit.

Rrjedhja, e zbuluar nga firma e sigurisë kibernetike Area 1, kujton publikimin e Wikileaks të Departamentit të Shtetit të SHBA-së në vitin 2010, megjithëse në rastin e BE-së rrjedhja përbëhet nga komunikata më pak sekrete, raportoi NYT.


Në një dokument, misioni diplomatik i BE në Moskë përshkruan takimin kontrarverz në Helsinki në korrik, midis Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin si “të suksesshëm (të paktën për Putinin)”.

Ekzistojnë raporte të gjera mbi situatën në Ukrainë, ku ndodh një konflikt ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë.

Shumë prej dokumenteve janë raporte javore të misioneve nga misione në mbarë botën, duke detajuar biseda me udhëheqësit dhe zyrtarët, tha NYT.

Raportet më të ndjeshme trajtohen në një sistem tjetër, më të sigurt. /Telegrafi/