Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili në një konferencë për media në Javën kundër korrupsionit tha se korrupsioni ka dëmtuar shumë rëndë sektorin e shëndetësisë në Kosovë dhe ka thyer besimin ndërmjet qytetarit dhe sistemit shëndetësor.
Ismaili tha se me marrjen e mandatit në krye të shëndetësisë ka gjetur situatë kaotike, me kontrata të tejkaluara dhe çmime të fryra.
“Të gjitha kontratat e jashtëligjshme janë ndërprerë… Ministria e Shëndetësisë ka blerë 6 milionë euro barna më lirë se vitin e kaluar”, tha ai.
Sipas tij, korrupsioni në shëndetësi është dhimbje direkte për qytetarët dhe humbje e madhe financiare për ta.
“Korrupsioni lart në institucione varfëron me mijëra familje poshtë. Duke e goditur korrupsionin, ne kemi kursyer qytetarët. Kjo më së miri mund të shihet në rastin e Imatinibit, një ilaç kundër sëmundjeve të kancerit dhe leukemisë. Në vitin 2016 imatinibi është blerë për 652mijë euro, ndërsa sasinë e njejtë, ne e kemi blerë për 75 mijë euro. Do të thotë, që vetëm për një kontratë, ne kemi shpëtuar 577 mijë euro”, tha ai.
Ismaili theksoi se mungesa e barnave nuk ka qenë gjithmonë si pasojë e buxhetit të vogël, por te barnat që janë blerë shumë më shtrenjtë se që është dashur të blihen, raporton Telegrafi.
Ai tha se ka ende ka punë për tu bërë, por sipas tij, do të vazhdojnë me veprime tjera që ruajnë buxhetin e shtetit dhe të qytetarëve.
Ministri i Shëndetësisë ka folur edhe për hetimin e keqpërdorimeve me barna.
Ai tha se e tyre është t’i japin dokumentet, t’i lajmërojë rastet, ndërsa prokuroria merret me hetimin.
“Gjithë ata që mbajnë pozita publike në Ministrinë e Shëndetësisë duhet të jenë të kujdesshëm dhe nuk do të lejojmë vjedhjen e parasë publike, nuk do të lejojmë që familjet në Kosovë ta vuajnë atë dhe të paguajnë nga xhepi i tyre. Unë jam i bindur që organet e rendit, Prokuroria dhe Policia do të veprojnë shpejt që të krijohet një disponim i mirë, e mos të krijohet ideja që dikush po vjedh po nuk po përgjigjet para ligjit”, theksoi ministri Ismaili. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Shkup: Transportuesit privat nga e hëna përfshihen në komunikacion, por jo me kapacitet të plotë
“Lagështi dhe ftohtë në burgun e Fierit”- Salianji letër për qytetarët nga qelia 6
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë