LAJMI I FUNDIT:

Në Doku Kino në Prizren u mbajt premiera e filmit “KOPE” nga regjisori Baris Karamuco, projekt i dalë nga Heritage Space

Në Doku Kino në Prizren u mbajt premiera e filmit “KOPE” nga regjisori Baris Karamuco, projekt i dalë nga Heritage Space

Një numër i madh i njerëzve u mblodhën në Doku Kino për të parë premierën e filmit “KOPE”, i cili është përkrahur nga platforma Heritage Space.

Me këtë ngjarje nis faza e shfaqjes të të gjitha projekteve tjera të përkrahura nga kjo platformë. Përveç regjisorit i pranishëm ishte edhe Veton Nurkollari, drejtori artistik i DokuFest, i cili përgjatë gjashtë muajve mentoroi punën e Barisit.


Fushat e përkrahura nga edicionit i tretë i Heritage Space janë Adaptim i ndërtesave historike, Hulumtim dhe interpretim (histori gojore, film, animacion), Artizanate dhe Turizëm kulturor.

Ky edicion ka përkrahur gjithsej 8 projekte të ndryshme, disa nga të cilat do të kemi rastin t’i shohim gjatë muajit dhjetor. Përveç Baris Karamuco, përfitues të këtij edicioni janë edhe Malbora Krajku, Hermin Memisi, Dori Ukimeri, Blerta Zeqiri, Shkëlzen Gashi, Shkumbin Brestovci dhe Visar Haxhibeqiri.

Përgjatë tre edicioneve, platforma Heritage Space është implementuar nga CHwB Kosova për t’i përkrahur tetëmbëdhjetë njerëz kreativ nga fusha të ndryshme të cilët përdorën trashëgiminë kulturore për krijime të reja.

Punët janë krijuar përmes përdorimit të mediumeve të ndryshme të teknologjisë, modës, muzikës, tregimeve, videos dhe revitalizimit, duke ofruar mundësi që trashëgimia kulturore të shikohet përmes një qasjeje të re dhe bashkëkohore. Kjo platformë u mundëson krijuesve të fushave të ndryshme kreative të përdorin trashëgiminë kulturore si burim frymëzimi për krijimin e veprave të reja përmes së cilave trashëgimia kulturore do t’i kapërcejë kufijtë e kohës në mënyrë që të ri-zbulohet, promovohet dhe rijetësohet.

Kjo platformë krijon lidhje të reja në mes të krijuesve dhe shoqërisë me trashëgiminë, duke e ngritur atë në statusin e një fontane të pazëvendësueshme për zhvillim ekonomik social dhe kulturor në Kosovë.

Partnerët e Heritage Space për këtë vit, të cilët kanë ofruar ekspertizën e tyre dhe kanë monitoruar procesin e punës së aplikantëve janë: UBT – Institucion i Arsimit të Lartë, Fondacioni Lumbardhi, DokuFest, Anibar, Fondacioni ‘Unë e du Kosovën’ dhe CHwB Kosova.

Në trend Magazina

Më shumë
Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Magazina
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Magazina
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Magazina
Kalo në kategori