LAJMI I FUNDIT:

Debati për propozim amendamentet hynë në fazën finale

Debati për propozim amendamentet hynë në fazën finale

Debati publik për propozim amendamentet e Kushtetutës do të përfundojë ditën e hënë në Tetovë dhe Shtip. Në tri debatet publike çka u mbajt në Shkup ekspertët dhanë propozimet e tyre të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e propozim amendamenteve.

Kryeministria Zoran Zaev dhe përfaqësuesit qeveritar gjatë debatit i prezantuan propozim amendamentet dhe treguan për nevojën e këtyre ndryshimeve në kontest të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Gjatë debatit u theksua se në propozim amendamentet janë të përfshira edhe propozimet e tetë deputetëve të opozitës që votuan për hapjen e kushtetutës. Gjithashtu u tha se këto ndryshime do të hyjnë në fuqi vetëm nëse Greqia e ratifikon marrëveshjen e Prespës dhe nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO./Telegrafi/