LAJMI I FUNDIT:

Janushev: Akuzat për OBRM-PDUKM-në janë të montuara

Janushev: Akuzat për OBRM-PDUKM-në janë të montuara

Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev në emisioni “200” hodhi poshtë lidhjet e të akuzuarve për 27 prillin me partinë nga e cila ai vjen. Ai thotë se duhet të vërtetohet se sa këto deklarata janë të besueshme. Janushev gjithashtu tha se akuza për terrorizëm është e montuar politikisht.

I pyetur nga gazetari se a mund të kërkojnë falje për atë që ka ndodhur. Janushev tha se për të kërkuar falje duhet ta kemi organizuar dhe të qëndrojmë mbrapa gjithë asaj që ka ndodhur. As që kemi organizuar e as që i kemi qëndruar pas.

“Kemi numër të mëdha të anëtarësisë, nëse dikush ka qenë pjesëmarrës në ndonjë ngjarje të pakëndshme, më 27 prill, pas 27 ose para 27 prillit ka qenë ose jo i OBRM-PDUKM-së, kjo nuk mund të trajtohet njëjtë si vepër e partisë”, tha Janushev./Alsat-M/