LAJMI I FUNDIT:

Arsovski: Duhet të ketë dorëheqje dhe përgjegjësi për skandalin e përgjimit në Prokurori

Arsovski: Duhet të ketë dorëheqje dhe përgjegjësi për skandalin e përgjimit në Prokurori

Tri ditë kanë kaluar që nga skandali me përgjimin e paligjshëm në Prokurorinë Publike, ndërsa nga Oliver Spasovski dhe Ministria e Brendshme nuk kemi asnjë përgjigje konkrete dhe të drejtpërdrejtë, tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski.

“Kuadrot e LSDM-së ende i përgjojnë qytetarët dhe institucionet. Prokurorët publikë, gjyqtarët, bashkëpunëtorët e tyre dhe institucionet janë nën vëzhgim të drejtpërdrejtë dhe përgjohen në mënyrë ilegale nga Oliver Spasovski dhe Zoran Zaev. Për këtë duhet të ketë dorëheqje edhe përgjegjësi, duhet të ketë dhe atë menjëherë”, tha Arsovski.

Arsovski gjithashtu iu përgjigj akuzave të LSDM-së për liderin e OBRM-PDUKM-së ku tha se Mickoski nuk ka qenë sekretar i përgjithshëm në vitin 2016 por ai këtë funksion e ka kryer nga 1 gushti i vitit 2017./Telegrafi/