LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Vendimi për taksën irracional, duhet të korrigjohet

Haliti: Vendimi për taksën irracional, duhet të korrigjohet

Haliti: Serbia mund ta padis Kosovën në Arbitrazh Taksa mbrojtëse 100% për Serbinë dhe BH është vendim irracional dhe duhet korrigjuar.

Kështu  u shpreh nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Hailti në emisionin Argument Plus.

Ai konsideron se Qeveria duhet të gjejë një rrugë të mesme për të mos u futë në konflikt me BE-në si pasojë e kësaj takes, ndërsa thekson se Serbia në bazë të marrëveshjes CEFTA ka të drejtë të padisë Kosovës  në Gjykatën e Arbitrazhit.


Qeveria e Kosovës mori vendim që ta rris taksën produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, nga 10 për qind sa ishte me vendimin e kaluar në 100 për qind, për produktet që hyjnë në Kosovë nga këto dy shtete.

Kryeministri Ramush Haradinaj, kishte thënë se një vendim i tillë ka qenë i domosdoshëm dhe ka vlerësuar se shteti serb në vazhdimësi nuk e ka zbatuar Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA) në raport me Kosovën.

Lidhur me taksën, pati reagime të ndryshe, nga Bashkimi Evropian, të cilët kërkuan largimin e taksës.

Por për kundër reagimeve, Haradinaj nuk ka ndryshuar qëndrimin.

“Për një kohë të gjatë, Serbia ka abuzuar me tregun e Kosovës dhe ka shkelur kushtet e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA). Këto masa do të mbeten në vend derisa Serbia të ndalë përpjekjet e saj për të minuar sovranitetin tonë dhe fillon të nderojë angazhimet e saj”, ka theksuar Haradinaj./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori