LAJMI I FUNDIT:

Nesër seancë plenare për ndryshimet kushtetuese, pritet të përcaktohet drejtimi i tetë deputetëve të pavarur

Nesër seancë plenare për ndryshimet kushtetuese, pritet të përcaktohet drejtimi i tetë deputetëve të pavarur

Draft-amendamentet për ndryshimet kushtetuese nesër për herë të parë do të gjenden para deputetëve në seancë plenare. Për miratimin e tyre do të duhet të votojnë së paku 61 deputetë.

Në këtë fazë nuk pritet të ketë probleme, duke pasur parasysh se e nevojshme është vetëm shumicë e thjeshtë, por votimi i nesërm do të jetë tregues për përcaktimin e tetë deputetëve të pavarur të cilët u përjashtuan nga OBRM-PDUKM, pozicionet e të cilëve u bënë të paqartë pas arrestimit të disa funksionarëve të opozitës maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zoran Zaev pret ndihmë shtesë për fazën e mëtejme të ndryshimeve kushtetuese, sidomos në atë finale kur do të duhen së paku 80 vota të deputetëve.


Procesi i ndryshimeve kushtetuese ka filluar më 19 tetor, kur dy të tretat e deputetëve votuan për nevojën e hapjes së Kushtetutës.

Dy javë më vonë qeveria përgatiti amendamentet dhe i dorëzoi në Kuvend, ndërsa më pas ata u miratuan në Komisionin për Çështje Kushtetuese.

Ndryshe, pas miratimit të amendamenteve në seancë plenare qeveria duhet të organizojë debat publik prej pesë ditëve, ndërsa më pas në afat prej 2 ditëve duhet të përgatit raport dhe ta dorëzojë në Kuvend.

Kryetari i Kuvendit më pas është i obliguar që në afat prej 30 ditëve të caktojë seancë për miratimin final të propozim-amendamenteve. Vendimi përfundimtar për ndryshimin e Kushtetutës sillet me së paku 80 vota, ndërsa për amendamentin e preambulës përveç dy të tretave, i nevojshëm është edhe votimi me Badenter./Telegrafi/