LAJMI I FUNDIT:

IKD kërkon masa ligjore ndaj kryetarit të Gjykatës së Mitrovicës

IKD kërkon masa ligjore ndaj kryetarit të Gjykatës së Mitrovicës

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësim në lidhje me veprimet e bartësve të funksioneve gjyqësore në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në Republikën e Kosovës, për të cilin thotë se ka ndërmarr veprime që bien në kundërshtim me parimet dhe vlerat që i promovon Kushtetuta dhe ligjet pozitive të Republikës së Kosovës.

Sipas IKD-së, letra e kryetarit të Gjykatës dërguar përfaqësuesve institucional dhe ndërkombëtar, përmban mesazhe dhe kërkesa politike, të cilat shkelin rëndë pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit në Republikën e Kosovës.

“Fatkeqësisht, këto veprime së bashku edhe me vizitën e kryetarit të Gjykatës tek Presidenti i një shteti tjetër, kanë prodhuar pasoja, të cilat mund të rikuperohen vetëm përmes ushtrimit të kompetencave dhe përgjegjësive nga ana e KGJK-së, përfshirë ndërmarrjen e të gjitha masave ligjore në këtë rast. Në këtë drejtim, IKD kërkon nga KGJK që të ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore në mënyrë që të ruhet pavarësia e gjyqësorit në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e IKD-së.


Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori