LAJMI I FUNDIT:

Instagram shton tiparin “miqtë e ngushtë”

Instagram shton tiparin “miqtë e ngushtë”

Aplikacioni i famshëm shtoi një veçori të re “miqtë e ngushtë” që do t’ju lejojë të postoni storie që janë të dukshme vetëm për një grup të zgjedhur të ndjekësve tuaj.

Instagram për herë të parë e promovoi këtë tipar vitin e kaluar – që fillimisht u quajt “të preferuarit”, si përgjigje ndaj rritjes së popullaritetit të llogarive sekondare, shpesh sekrete, që përdoreshin për të shpërndarë përmbajtje brenda një rrethi më të vogël miqsh.

Tani, më shumë se një vit pasi filloi testimin e mjetit, është duke u hapur “miqtë e ngushtë” për të gjithë. Funksioni, i cili do të jetë në versionin më të fundit të aplikacionit, ju lejon të specifikoni nëse doni që të gjithë pasuesit tuaj të jenë në gjendje të shikojnë storien tuaj ose vetëm disa prej atyre që keni caktuar si “miq të ngushtë”.


Përditësimi ka të ngjarë të komplikojë më tej dinamikën shoqërore tashmë të madhe të llogarive Instagram, veçanërisht për tinejxherët.

Ky tipar gjithashtu ngjan pak me tiparin e Snapchat “shokët më të mirë”, që ju lejon të shikoni tre shokët më të ngushtë e kujtdo që ju jeni keni në Snapchat. Kjo veçori, u ndërpre në 2015. /Telegrafi/