LAJMI I FUNDIT:

Avokatët kërkojnë shfuqizimin e paraburgimit për Mijallkovin

Avokatët kërkojnë shfuqizimin e paraburgimit për Mijallkovin

Avokati i Sasho Mijallkovit, Petar Vasilev tha se masa për përcaktimin e masës për paraburgimin e klientit të tij është sjell në bazë të supozimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E gjithë zgjidhja për përcaktimin e paraburgimit është bërë në bazë të supozimeve, Mijallkov nuk ka të bëjë fare me transaksionin për “Diamed”, as me shumë, për shumën prej 11 milion euro që përmendet. Vetëm për shkak të supozimeve të tilla në kushtet e respektimit të të gjitha masave të marra deri tani, mbrojtja konsideron se nuk ka bazë për përcaktimin e masës së paraburgimit”, tha Petar Vasilev, një nga avokatët e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov.

Avokatët mbrojtës tër Mijalkovit gjithashtu besojnë se vendimi për arrestim është marrë në kundërshtim me ligjin për shkak të edhe të një arsyeje tjetër, e cila është se vendimi është marrë me procedurë pa prononcimin e të akuzuarit.


“Paraburgimi është caktuar në mënyrë joligjore, kryesisht për shkak se vendimi u miratua në mënyrë që për të njëjtin mos të ketë mundësi të prononcohet i akuzuari, dhe është në kundërshtim me parimin e procedurës akuzatore penale, e cila është ajo që ne kemi me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të të drejtat e njeriut. Sa herë që përcaktohen masë të rrepta, gjykata është e detyruar të ftojë të akuzuarin për të vendosur mbi propozimin e caktimit të masave”, tha Vasilev./Telegrafi/