LAJMI I FUNDIT:

Vetëm 30% e shoferëve të Maqedonisë vendosin rripin e sigurisë

Vetëm 30% e shoferëve të Maqedonisë vendosin rripin e sigurisë

Nuk ka arsye për mos shfrytëzimin e rripit të sigurisë në automjet, vozitja pa rripin e sigurisë është fatal për numër të madh të personave në aksidente rrugore, thonë nga Këshilli Republikan për Sigurinë e Komunikacionit të rrugëve.

Hetimet, siç njoftojnë nga KRSKRr, tregojnë se në Republikën e Maqedonisë, vetëm 30% e shoferëve shfrytëzojnë rripin e sigurisë. Kjo përqindje është edhe më e vogël kur bëhet fjalë për bashkudhëtarët në ulësen para, ndërsa për udhëtarët e ulëseve të pasme, përqindja e personave që shfrytëzojnë rripin e sigurisë është përafërsisht 0, njofton Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat tregojnë se në qytetet më të vogla vozitësit rrallë shfrytëzojnë rripin e sigurisë, në krahasim me Shkupit, si dhe e dhëna se rripi i sigurisë rrallë shfrytëzohet gjatë vozitjes ne vend të banuar, se sa jashtë vendit të banuar.


“Të dhënat e organizatave ndërkombëtare tregojnë se 50% e shoferëve kanë humbur jetën për shkak se nuk kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë, gjegjësi”, thonë nga KRSKRr.

Ata theksojnë se nga statistika mund  të vihet në përfundim se mos shfrytëzimi i rripit të sigurisë është problem serioz që duhet të ballafaqohet shoqëria jonë dhe duhet të ndërmerren masa për zgjidhjen dhe parandalimin.

“Krahas fushatave të shumta edukative dhe aktiviteteve, është dëshpëruese të themi, por dënimi i shoferëve dhe bashkudhëtarëve është njëra nga masat që më së shumti do të ndikojë në disiplinën në komunikacion”, theksojnë nga KRSKRr.

Sipas Ligjit për sigurinë e komunikacionit të rrugëve, në Maqedoni, shoferi dhe personat që udhëtojnë me automjet që ka rrip siguria, duhet që të lidhen.

Secili mos respektim i këtij ligji dënohet me 40 euro në kundërvlerë të denarit apo 25 pikë negative për shoferin e automjetit, përderisa për bashkudhëtarët që nuk shfrytëzojnë rripin e sigurisë gjoba është 50 euro./Telegrafi/