LAJMI I FUNDIT:

Seancë gjyqësore për rastin “Titanik 2”, Sasho Mijallkov duhet të del nga burgu

Seancë gjyqësore për rastin “Titanik 2”, Sasho Mijallkov duhet të del nga burgu

Ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, sot për herë të parë pasi është arrestuar duhet të dalë nga burgu. Ai duhet të paraqitet në Gjykatën Penale ku është caktuar seancë gjyqësore për rastin “Titanik”.

Javën e kaluar Mijallkov nuk u transferua nga burgu në gjykatë për rastin “Shënjestra-Fortesa”, me arsyetimin se gjykata nuk ka pasur kohë të mjaftueshme që të dërgojë urdhër për transferimin e të akuzuarit nga burgu në gjykatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mijallkov prej 20 nëntor ndodhet në burg, pasi me kërkesë të Prokurorisë Speciale iu vendos masa e paraburgimit. PSP dyshonte se Mijallkov është duke u përgatitur të arratiset.


Sipas avokatëve të tij, arrestimi i Mijallkovit është politik dhe jo zgjidhje e duhur. Ata kanë dorëzuar ankesë dhe kërkojnë shfuqizimin e masës së paraburgimit./Telegrafi/