LAJMI I FUNDIT:

Bozhinovski: Arratisja e Gruevskit sjell dëm në të gjithë proceset e vendit

Bozhinovski: Arratisja e Gruevskit sjell dëm në të gjithë proceset e vendit

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë, Kirill Bozhinovski sot para gjykatës dha fjalën se nuk do të arratiset.

Ai dënoi arratisjen e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski duke thënë se kjo sjell dëm të pariparueshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E dënoj fuqishëm këtë hap, që sjell dëm të pariparueshëm në të gjitha proceset shtetërore. Por, nuk mund që sjellja e dikujt të bëhet paralele me një të akuzuar tjeër. Secili merr pasojat për veprimet e tij”, shtoi Bozhinovski.


Ai sot para Gjykatës së Apelit deklaroi se me ish-ministrin, Mile Janakieski është takuar një ditë para se të arrestohen por se nuk kanë biseduar për asnjë arratisje.

“Me Janakieskin kisha takim joformal në vend publik, në praninë e dëshmitarëve dhe më tha se ka biseduar me kryetari për ndodhitë aktuale, por në asnjë moment nuk më tha se është biseduar për atë që është arsye për këtë paraburgim. Në mbrëmjen kur më arrestuar isha në shtëpinë time dhe përgatitesha për seacnën e nesërme në ‘Tatinik'”, tha Bozhinovski.

Gjykata e Apelit ka afat prej 48 orëve të sjell vendim pas ankesave të paraburgimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori