Samsung kërkon falje për sëmundjet e punëtorëve, të shkaktuara nga kushtet e dobëta të punës
Samsung është përballur me një reagim publik gjatë viteve të fundit për gjendjen e dobët të punës në objektet e tyre, një çështje që u zbulua në vitin 2007, kur Hwang Yumi vdiq nga leukemia, pasi kishte punuar në një fabrikë të Samsung.
Vdekja e saj nxiti një fushatë më të gjerë për të shtyer kompanitë e procesorëve dhe ekraneve për të qenë më të përgjegjshëm me sigurinë e punëtorëve të tyre.
Çështja çoi në një mosmarrëveshje të gjatë midis gjigantit teknologjik të Koresë së Jugut dhe një grupi të aktivistëve të shëndetit publik dhe të punës, i cili gjithashtu përfaqëson punëtorët e Samsung të cilët janë të sëmurë për shkak të mjediseve të pasigurta të punës.
Mosmarrëveshja u zgjidh pak javë më parë, dhe si pjesë e asaj zgjidhje, Samsung ka lëshuar sot një falje publike për sëmundjen dhe vdekjen e punonjësve.
Kinam Kim, president i divizionit të pajisjeve të Samsung, tha në një konferencë shtypi në Seul se kompania i kërkon falje “familjeve të punëtorëve që kanë vuajtur nga sëmundjet”.
Sipas një raporti të ri nga The Associated Press, kompania pranoi se nuk arriti të sigurojë kushte të sigurta të punës për punëtorët e divizionit të çipave kompjuterik dhe fabrikave të prodhimit të kristal të lëngët të ekranit.
Raporti vuri në dukje se disa punonjës morën sëmundje të rënda duke përfshirë leukeminë dhe tumoret e trurit pasi kishin punuar në këto ambiente. Sidoqoftë, Samsung nuk e konfirmoi plotësisht se këto sëmundje shkaktohen direkt nga kushtet e këqija të punës.
Si pjesë e kësaj zgjidhjeje, kompania ka rënë dakord të paguajë deri në 132 milionë dollarë për leukeminë e fituar nga punonjësit që kanë punuar në fabrikat e saj që nga viti 1984. Kjo përfshin kompensimin edhe për abortimet dhe sëmundjet kongjenitale të fëmijëve të punëtorëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?
Intenstifikohet rivaliteti mes Google dhe OpenAl – krijuesi i ChatGPT po zhvillon një shfletues ueb
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?
PES 2021, loja e famshme tani është plotësisht falas për tu shkarkuar!
Elon musk dëshrion të fus kompjuterë në trurin e njeriut (VIDEO)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë