LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për lëndët “Titanik” dhe “Titanik 3”

Seanca gjyqësore për lëndët “Titanik” dhe “Titanik 3”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për dy lëndët e PSP-së “Titanik” dhe “Titanik 3”.

Seanca e kaluar për rastin “Titanik” u anulua për shkak të mungesës së Nikolla Gruevskit, i cili ndodhet në arrati në Hungari, si dhe Mile Janakieskit dhe Kirill Bozhinovskit, të cilët ndodhen në paraburgim në burgun e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata sot do të duhet të merr vendim për kërkesën e PSP-së, që Gruevski në këtë lëndë të gjykohet në mungesë.


Në lëndën “Titanik” për keqpërdorime zgjedhore, mesin e të akuzuarve është edhe Gordana Jankulloska.

Rasti ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa Prokuroria Speciale ka propozuar 800 “bomba” si dëshmi.

Ndërsa në rastin “Titanik 3” të akuzuar janë deputeti i BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Ata dyshohen se si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë shkatërruar materialin zgjedhor dhe kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar./Telegrafi/