LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për rastet “Shënjestra-Fortesa” dhe “Toplik”

Seanca gjyqësore për rastet “Shënjestra-Fortesa” dhe “Toplik”

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale “Shënjestra-Fortesa” dhe “Toplik”.

Në seancën e fundit për rastin “Shënjestra-Foresa” që ka të bëjë me përgjimet e paligjshme, dëshmoi Gjorgji Llazarevski, i cili së bashku me Zvonko Kostovskin i nxorën “bombat” nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë lëndë të akuzuar janë Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, Gordana Jankulloska, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladimir Varellov dhe pesë persona tjerë nga DSK.


Sipas aktakuzës, ata në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 kanë përgjuar 4.286 numra telefonik për të cilët nuk ka pasur urdhër gjyqësor.

Ndërsa në rastin “Toplik” që ka të bëjë me shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Sonçev grad” në Sopishte të Shkupit, i akuzuari i parë është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, i cili gjatë javës së kaluar u paraburgos.

Sipas aktakuzës, Janakieski dhe pesë të dyshuarit tjerë e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 64.206.839 denarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori