LAJMI I FUNDIT:

Zoran Zaev nuk përjashton mundësinë e korrigjimit të draft-amendamentit të nenit 49

Zoran Zaev nuk përjashton mundësinë e korrigjimit të draft-amendamentit të nenit 49

Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Alsat, nuk e ka përjashtuar mundësinë për korrigjimin e draft-amendamentit të nenit 49 të Kushtetutës.

Më konkretisht bëhet fjalë për paragrafin 3 të këtij amendamenti në të cilin shkruan: “Republika kujdeset për përfaqësuesit e popullit maqedonas të cilët jetojnë jashtë vendit”.

Kjo shkaktoi reagimin e partitive parlamentare shqiptare. Reagime erdhën edhe nga Greqia, përfshi edhe ish ministrin Nikos Kotzias, nën arsyetimin se kjo dispozitë nuk është në frymën e Marrëveshjes së Prespës.


Komisioni për Çështje Kushtetuese më herët me shumicë votash miratoi amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës, ndërsa tani të njëjtit duhet të miratohen edhe në Kuvend, ku do të duhen 80 vota./Telegrafi/