LAJMI I FUNDIT:

Gjorgiev: Ndryshimi i Kushtetutës, nuk do të thotë ndryshim i identitetit

Gjorgiev: Ndryshimi i Kushtetutës, nuk do të thotë ndryshim i identitetit

Drejtori i Institutit për histori kombëtare Dragi Gjorgiev, në një deklaratë për AIM thotë se identiteti nuk mund të ndryshohet me ndonjë fjali, fragment, qofshin edhe në Kushtetutë.

Sipas tij, edhe me ndryshimin e Kushtetutës në lidhje me vendimet e KAÇKM-së, themelet e shtetit përsëri do të mbesin sipas shpalljes së KAÇKM-së në vitin 1944, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se nëse ndryshohet ndonjë segment i Kushtetutës, kjo nuk do të thotë se ndryshohet edhe identiteti jonë. Identiteti nuk mund të ndryshohet me ndonjë fjali, fragment, madje qofshin ato edhe në Kushtetutë. Kundërproduktive është të flitet për ndryshimin e identitetit të popullit maqedonas. Kjo vetëm e tregon pasigurinë edhe inferioritet tonë”, thotë Gjorgiev.


Ai thotë se me ndryshimin e Kushtetutës nuk do të krijohet shtet i ri ose identitet i ri në territorin e Maqedonisë.

“Identiteti i këtij populli mbetet në duart e tyre. Sa më shpejt ky popull të lidohet nga frika se dikush do t’ia merr ose tenton t’ia merr identitetin përmes ndryshimeve në Kushtetutë, as më shpejtë do të vazhdojë me besim përpara”, tha Gjorgiev./Telegrafi/