LAJMI I FUNDIT:

Janakieski betohet se nuk ka llogari bankare jashtë Maqedonisë

Janakieski betohet se nuk ka llogari bankare jashtë Maqedonisë

Avokati i ish-ministrit për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski para gazetarëve përcjelli mesazhin se i paraburgosuri betohet se nuk ka llogari bankare jashtë Maqedonisë.

“Nëse kam llogari bankare jashtë Maqedonisë, menjëherë nënshkruaj dënim me burgim të përjetshëm. Kjo është ajo që thotë”, tha Branko Milladinov, avokati i Janakieski, pas mbarimit të seancës për rastin “TNT”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janakiesi u paraburgos para dy ditëve menjëherë nga kur ish-kryeministri Nikolla Gruevski njoftoi se është në Hungari, ndërsa PSP-ja në kërkesën deri te gjykata ka cekur se ka pasur të dhëna se ka pasur llogari jashtë Maqedonisë dhe sipas kësaj ka siguruar arratisjen nga Maqedonia.


Ish-ministri Janakieski, ashtu sikur ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorë tjerë të tij akuzohen nga PSP-ja për vepra penale gjatë kohës kur kanë qenë në funksion./Telegrafi/