LAJMI I FUNDIT:

Refuzohen ankesat e të dyshuarve në rastin “Perandoria”

Refuzohen ankesat e të dyshuarve në rastin “Perandoria”

Këshilli Penal i refuzoi ankesat e të dyshuarve në rastin “Perandoria” për heqjen e masës së paraburgimit.

“Duke vepruar sipas ankesave të mbrojtjes që kundërshtojnë vendimet e gjyqtarit në procedurë paraprake për pranimin e propozimit të Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimeve që dalin nga përgjimi i paligjshëm i komunikimeve për caktimin e masës paraburgim për rastin e caktuar “Perandoria”, Këshilli Penal mbajti seancë ku u vlerësuan faktet dhe dëshmitë në propozimin dhe në ankesat e parashtruara dhe solli vendim ku refuzohen ankesat dhe konfirmohet vendimi i gjykatësit në procedurë paraprake”, kumtojnë nga Gjykata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paraburgimi ju shqiptua biznesmenit Orce Kamçev, bashkëpunëtorit të tij Nenad Josifoviq, drejtorit të “Eksiko”, Todor Mirçevski, drejtorit të Pellagonisë, Cvetan Pandelleski dhe për Zorica Arsovska, kontabiliste në firmat e Kamçevit.


Në mesin e të akuzuarve përveç Cvetan Pandelleskit janë edhe Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviç, Ratka Kunoska Kamçeva, Hristina Kamçeva Stojçeska, Zorica Arsovska, Liljana Gajdoska, Vlladislav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vance Mijallçev dhe Jovançe Taskovski.

Sipas informacioneve të PSP-së, Buxheti i Republikës së Maqedonisë është dëmtuar më së paku 6.275.280 euro dhe janë larë para në vlerë prej 10.936.938 euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori