LAJMI I FUNDIT:

Qyteti i Shkupit do të kandidojë për çmimin “Kryeqyteti Evropian i Kulturës”

Qyteti i Shkupit do të kandidojë për çmimin “Kryeqyteti Evropian i Kulturës”

Bashkia e Shkupit edhe zyrtarisht ka publikuar vendimin për nominimin e Shkupit si kandidat i mundshëm për titullin e Komisionit Evropian “Kryeqyteti Evropian i Kulturës”.

“Ky aplikim është dëshmi për përpjekjet tona se Shkupi duhet të jetë qytet modern evropian, ku vlerat e vërteta kulturore do të jenë në nivel më të lartë. Të gjitha aktivitetet e qytetit ose në qytet, siç është renovimi i Sallës universale, do të kahëzohen drejt qëllimit që Shkupi në vitin 2028 të bëhet kryeqendër evropiane e kulturës”, tha Shilegov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se të jesh kryeqendër evropiane e kulturës nuk do të thotë vetëm program i pasur i ngjarjeve, por edhe rindërtim i hapësirave të reja kulturore. Potencon se kultura bashkon dhe nuk njeh kufij.


Shilegov informoi se përvojat e kryeqendrave të deritanishme tregojnë se për çdo euro të investuar, qytetit i kthehen prapa tetë euro. Marrja e këtij titulli siç tha, do të thotë numër i rritur i turistëve, zhvillim më i madh dhe njohje.

Qytetet Plovdiv dhe Lubjanë ia transmetojnë përvojat e tyre dhe i ndihmojnë Bashkisë së Shkupit në përgatitjen e këtij aplikimi dhe t’i jepet titulli – Kryeqyteti evropian i kulturës për vitin 2028./Telegrafi/