LAJMI I FUNDIT:

Studentët e UBT-së përfaqësojnë dinjitetshëm Kosovën në Shkollën e Inovacionit, në Mal të Zi (Video)

Studentët e UBT-së përfaqësojnë dinjitetshëm Kosovën në Shkollën e Inovacionit, në Mal të Zi (Video)

Studentët e UBT-së, Vjosa Fusha, Shyhrete Buzaku, Blert Podvorica, Mihrije Zuka, Rigon Statovci e Diellza Salihu, si dhe ish-studenti Enis Shkurti, kanë qenë shtatë nga qindra të rinj kosovarë të cilët kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Shkollës së Inovacionit, e cila u mbajt në Mal të Zi, nën organizimin e OJQ-së, “ADP-Zid”, përkrahur edhe nga Ministria e Sporteve e Malit të Zi, Fondi i Ballkanit Perëndimor dhe Këshilli Evropian.

Secili prej tyre, jo vetëm që aplikoi, por edhe i kaloi me sukses të plotë të gjitha fazat e parapara të testimit, çka bëri që në fund të gjithë pjesëmarrësit e përzgjedhur nga Kosova të ishin edhe studentë të UBT-së.

Ndonëse më të rinjtë në moshë, studentët nga Kosova shfaqën potencial dhe njohuri të jashtëzakonshme në fushat të cilat kërkoheshin në këtë aktivitet, madje duke pasur edhe rol kyç nëpër grupet e tyre punuese gjatë ofrimit të zgjidhjeve për problemet e parashtruara në këtë shkollë.


Këtë e vërteton edhe fakti që grupi i cili përbënte dy studentë të UBT-së, Vjosën dhe Blertin,  arriti të fitonte vendin e parë, me ofrimin e idesë dhe të zgjidhjes për problemin e punësimit sezonal në garë.

Një përvojë e tillë, nga studentët pjesëmarrës u konsiderua si e paharruar dhe që do t’ju shërbejë përgjatë ngritjes së tyre akademike.

Sipas tyre, përgjatë ditëve të punës në këtë organizim arritën të njihnin njerëz, kultura, si dhe të thyenin paragjykimet që ekzistonin mbi kapacitetin intelektual të të rinjve nga Kosova, teksa i këshilluan edhe institucionet relevante nga shteti ynë që të organizojnë aktivitete të ngjashme në dobi të të rinjve dhe promovimit të vendit tonë.

Studentët e UBT-së deri sot kanë marrë pjesë nëpër gara dhe aktivitete të shumta vendore e ndërkombëtare, ku kanë treguar sukses dhe rezultate jashtëzakonisht të larta, duke e ngritur UBT-së dhe Kosovën në nivel të barabartë, dhe madje, edhe më të lartë sesa vendet që konsiderohen si vatra të zhvillimit të teknologjisë dhe inovacionit.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Kalo në kategori