LAJMI I FUNDIT:

Mançevski: Kemi ulur numrin e nëpunësve në administratë

Mançevski: Kemi ulur numrin e nëpunësve në administratë

Ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski dje për Alsat, tha se për herë të parë qeveria e LSDM-së ka ulur numrin e nëpunësve të administratës shtetërore me 1 000 persona.

“Nga viti në vit, numri i të punësuarve në sektorin publik vetëm rritej, ndonjëherë pak e ndonjëherë shumë. Në vitin 2017 për herë të parë pas shumë dekadave kemi numër më të vogël të punësuarve në sektorin publik se viti 2016, rreth 1000 më pak. Cili është dallimi? Unë vazhdimisht them se punësime në sektorin publik ka dhe do të ketë, por sipas nevojave të institucioneve e jo sipas nevojave të partive dhe këtu nëse e gjejmë baraspeshën dhe vendosim rend, ne nuk do të kemi probleme dhe numri do të ulet”, tha Mançevski.

Ai shtoi se nëse vazhdohet në këtë mënyrë, do të arrihet numri i dëshiruar.