Çdo i dyti në Maqedoni nuk beson në media të pavarura, besimi i ulët edhe te gazetarët
Çdo i dyti në Maqedoni, gjegjësisht 50.4%, konsideron se mediat në Maqedoni janë të varura, ndërsa 15% thonë se mediat në vend janë të pavarura, tregojnë rezultatet e sondazhit të opinionit publik “Perceptimet e qytetarëve për mediat dhe politikën e jashtme”, zbatuar nga “Ipsos Maqedoni”, porositur nga Programi mediatik në Evropën Jug-lindore në Fondacionin “Konrad Adenauer”.
Në pyetjen se besim keni te gazetarët, varësisht nga kategoria 3e moshës së të anketuarve, përqindja varion nga 38 deri në 40% të cilët thonë se kanë pak besim ose nuk u besojnë gazetarëve fare. Vetëm 14% e të anketuarve kanë besim të madh në punën e gazetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët e Maqedonisë më së shumti informohen nga televizioni me 71%, në vendin e dytë janë rrjetet sociale me 46.9%, nga web faqet e institucioneve publike me 12.4, nga radioja me 12%, përderisa mediat e shtypura janë në fund me vetëm 8.7%.
Gjysma e të anketuarve, gjegjësisht 51.2% janë përgjigjur se më së shumti i besojnë televizionit si mediua, pa përgjigje janë 28.1 e të anketuarve, në rrjetet sociale ju besojnë 17.7%, në web faqe të institucineve me 7%.
Edhe pse televizioni gëzon besim të madh, 39% e qytetarëve të anketuar thonë se lajmet e rreme dhe dezinforemacionet përçohen përmes televizionit, përderisa ky mendim është edhe më i madh kur bëhet fjalë për rrjetet sociale apo 44%.
Aspekti tjetër i hetimit është besimi në shtetet tjera dhe organizatave ndërkombëtare, ku 44% e qytetarëve të Maqedonisë kanë besim te BE-ja, përderisa 30% janë përgjigjur se kanë besim më të vogël. NATO-s, sipas këtij sondazhi i besojnë 41% e të anketuarve. Sondazhi ka përfshirë 1.033 persona./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë