LAJMI I FUNDIT:

Policisë së Kosovës buxheti i rritet më pak se 1%

Policisë së Kosovës buxheti i rritet më pak se 1%

Më 2019 rritje të buxhetit do të ketë më shumë për Zyrën e Presidentit dhe Zyrën e Kryeministrit sesa për Policinë e Kosovës.

Kështu është paraparë me draft-buxhetin për vitin 2019, që u miratua para disa ditësh në Qeveri.

Ky draft-buxhet i ka rritur buxhetin Policisë së Kosovës vetëm për 731 mijë e 953 euro më shumë se sa në vitin aktual. Kjo rritje është më pak se 1% për qind krahasuar me buxhetin e vitit 2018, raporton Kallxo.com


Buxheti i vitit 2018 për Policinë e Kosovës ishte 95 milionë e 345 mijë euro, ndërsa për vitin e ardhshëm është paraparë të jetë mbi 96 milionë e 77 mijë euro.

Sipas këtij projekt-buxheti, Policia e Kosovës numëron 9 mijë e 149 persona të punësuar, në krahasim me Qeverinë e Kosovës që ka të punësuar rreth 600 dhe Zyrës së Presidentit që ka 87 të punësuar.

Rritja e buxhetit të Policisë së Kosovës vërehet në kategorinë e pagave dhe mëditjeve. Në këtë kategori është paraparë rritje rreth 270 mijë euro.

Rritje prej 100 mijë eurove është paraparë të ketë edhe në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve.

Ndërsa në kategorinë e shpenzimeve kapitale Policisë së Kosovës i është rritur buxheti për rreth 362 mijë euro.

Ndërsa për dy vitet e ardhshme, 2020 dhe 2021, është paraparë që buxheti të rritet në 98 milionë e 178 mijë euro apo rreth 4 milionë euro më shumë sesa këtë vit.

Rritja e paraparë e buxhetit të Policisë së Kosovës është më e vogël në vlerë monetare krahasuar me rritjen për Zyrën e Presidentit dhe Zyrën e Kryeministrit.

Kallxo.com ka raportuar se Zyrës së Presidentit është paraparë t’i rritet buxheti për 900 mijë euro.

Ndërsa për Zyrën e Kryeministrit është paraparë rritje për rreth 1.8 milion euro.

Buxheti i përgjithshëm i vendit i paraparë për vitin 2019 pritet të jetë 2.365 miliardë euro që paraqet një rritje prej 12% në krahasim me buxhetin e 2018-tës.

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori