LAJMI I FUNDIT:

Lluka: Kosova dhe Greqia do të rrisin bashkëpunimin ekonomik

Lluka: Kosova dhe Greqia do të rrisin bashkëpunimin ekonomik

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti në takim sekretarin e përgjithshëm për çështjet ekonomike ndërkombëtare dhe bashkëpunim për zhvillim në Ministrinë e Punës së Jashtme të Greqisë, Ioannis Brachos.

Në takim u diskutuan mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve, rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjes së shkëmbimit tregtar dhe shkëmbimit të përvojave të mira në fushën e zhvillimit ekonomik.

Ministri Lluka, me këtë rast njoftoi delegacioni grek me zhvillimet ekonomike , projektet kapitale dhe synimet e Kosovës për krijimin e klimës për tërheqjen e investitorëve të huaj, e sidomos në fushën e IT-së, energjisë dhe metalurgjisë.


Lluka njoftoi delegacionin e shtetit grek për projektin e parkut inovativ në Prizren.

“Kosova synon të bëhet qendër rajonale për zhvillim të sektorit të teknologjisë informative”, tha ministri Lluka, duke premtuar se bizneset kosovare do të jenë prezentë në Forumin Ekonomik që do të mbahet në Athinë në fillim të vitit të ardhshëm dhe që ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

Në anën tjetër, sekretari grek për çështje ekonomike Brachos, duke falënderuar ministrin Lluka për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim, tha se Greqia është e gatshme të ngritë në një nivel më të lartë bashkëpunimin ndërshtetëror për të gjitha çështjet të cilat do të ndihmonin në zhvillimin ekonomik të dy vendeve. /Telegrafi/