LAJMI I FUNDIT:

Ismaili merr mbështetjen e deputetëve gjermanë për reformat në shëndetësi

Ismaili merr mbështetjen e deputetëve gjermanë për reformat në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili është pritur sot në Berlin nga Komisioni për shëndetësi i Bundestagut. Deputetët gjermanë shprehën gatishmërinë e tyre dhe të shtetit gjerman për mbështetjen e reformave për transformimin e shëndetësisë.

Në ditën e parë të vizitës në Gjermani, ministri Ismaili ka takuar deputetët e Komisionit për Shëndetësi të Bundestagut, me në krye kryetarin e komisionit, Erwin Rüddle.

Duke folur për shëndetësinë, ministri Ismaili foli për reformat të cilat është duke i realizuar për transformimin e shëndetësisë kosovare. Në mënyrë që këto reforma të jenë më të shpejta, ai kërkoi edhe ndihmën e Gjermanisë për të përmirësuar shërbimet shëndetësore.


“Ne tashmë u kemi hyrë reformave të thella në shëndetësi në Kosovë. Por,  e rëndësishme për vendin tonë, gjithmonë është e mirëseardhur ndihma e Gjermanisë. Edhe këtë herë, ne diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, tha ai.

Trajnimi i profesionistëve shëndetësorë, binjakëzimet mes spitaleve, prurja e ekspertëve të ndryshëm nga Gjermania në Kosovë për të ndihmuar përmirësimin e shërbimeve shëndetësore ishin disa nga kërkesat dhe temat e diskutimit.

Në këtë drejtim, kryetari i Komisionit për Shëndetësi në Bundestag, Erwin Rüddle, duke përgëzuar ministrin Ismaili për punën që është duke bërë për transformimin e shëndetësisë në Kosovë, shprehu gatishmërinë e tij dhe të komisionit për ndihmë në këtë aspekt.

“Jemi të gatshëm të ofrojmë çfarëdo bashkëpunimi për të cilin do të keni nevojë”, ka thënë Rüddle.

Përveç diskutimit për shëndetësi, ministri Ismaili kërkoi edhe mbështetjen e deputetëve gjermanë për liberalizimin e vizave për Kosovën, si vendi i vetëm në Ballkan pa të drejtën e lëvizjes së lirë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Kalo në kategori