LAJMI I FUNDIT:

Tekstet shkollore të Maqedonisë iu dorëzohen ekspertëve grek

Tekstet shkollore të Maqedonisë iu dorëzohen ekspertëve grek

Viktor Gaber, kryetari i Komisionit të Maqedonisë për heqjen e irredentizmit, konfirmoi se ka dorëzuar të gjitha tekstet shkollore të Maqedonisë ekspertëve grekë, njofton “Faktor”.

Udhëheqësi i ekip të Maqedonisë i përbërë nga maqedonas shtatë anëtarë, Viktor Gaber është i kënaqur me bisedimet fillestare dhe u shpreh se ka vullnet nga të dyja palët për bashkëpunim.

Në takimin në Selanik është miratuar rregullorja për punë, me çka është konfirmuar dinamika e takimeve të ardhshme.


Duke qenë se bisedimet janë në një fazë të hershme, Gaber nuk zbulon se cilat janë temat që sipas tij, do të shkaktonin më shumë polemika. Lidhur me toponimet në tekstet shkollore, siç është thirrja e Thesaloniki apo e Selanikut, Bitolës apo Manastirit, ai thekson se në këtë pjesë përdoren konventa ndërkombëtare që janë të favorshme për Maqedoninë./Telegrafi/