LAJMI I FUNDIT:

Miliona libra, mysafirë nga e gjithë bota dhe shumë aktivitete tjera po zhvillohen në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Sharjah

Miliona libra, mysafirë nga e gjithë bota dhe shumë aktivitete tjera po zhvillohen në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Sharjah

Pas hapjes së panairit më të madh të librit në Emiratet e Bashkuara Arabe “Sharjah International Book Fair”, çdo ditë në ambientet panairit zhvillohen aktivitete të shumta, mysafirë, forume me tema të ndryshme dhe me personalitete të njohura.

Në ditën e dytë të panairit pjesë e panairit si i ftuar special ishte edhe Omar Saif Ghobash, ambasador i Emirateve të Bashkuara Arabe në Francë. Ai diskutoi në mënyrë kritike librin e mirënjohur “Letra për një musliman të ri”, ku gjatë forumit pjesëmarrësit patën mundësi të diskutojnë tema të ndryshme.



Rreth Omar Saif Ghobash dhe librit të tij “Letters to a young muslim”


Omar Saif Ghobash është një diplomat dhe autor i njohur i Emirateve Të Bashkuara Arabe. Ai u emërua ambasador i Emirateve të Bashkuara Arabe në Francë më 24 nëntor 2017, duke shërbyer më parë si Ambasador i Emirateve të Bashkuara Arabe në Rusi nga 2009-2017.

Ghobash shkroi librin “Letra për një Mysliman të Ri” (janar 2017), i cili u shkrua si një seri letrash me djalin e tij më të madh se çfarë do të thotë të jesh musliman dhe të jetosh në shekullin e 21-të.

I mbushur plot urtësi dhe reflektime mbi besim, kulturë dhe shoqëri ky është një libër këshillues dhe realist, me një titull të guximshëm që tregon se pa marë parasysh kulturat ose besimet ajo që i bashkon njerëzit në të gjithë botën është njerëzimi dhe mirësia.

Gjatë një bisede me përfaqësues të Telegrafit në panair, Ambasadori Ghobash u shpreh mirënjohës që gjatë sesionit kishte pjesëmarrës nga Kosova. Pasi që libri është përkthyer në 6 gjuhë të ndryshme ai u shpreh se do të kishte dëshirë që libri të ishte edhe në gjuhën shqipe dhe do të mirëpriste shtëpi botuese që të cilat do të ishin të gatshme për bashkëpunim.

I mbajtur nën patronazhin e “Lartmadhërisë së Tij” Sheikh Sultan bin Muhammed al Qasimi, anëtar i Këshillit të Lartë dhe Sundimtar i Sharjahut, Panairi Ndërkombëtar i Librit në Sharjah është bërë sot një nga ngjarjet më të shquara letrare dhe kulturore në botë që shfaqin më shumë se 20 milionë libra, 1.6 milion tituj, 80,000 tituj të rinj librash dhe 1,874 shtëpi botuese nga 77 vende të botës.

Panairi Ndërkombëtar i Librit në Sharjah do të zgjasë deri në 10 nëntor në Qendrën Expo Sharjah. /Telegrafi/

Me një ceremoni madhështore sot u hapën dyert e panairit më të madh të librit në Emiratet e Bashkuara Arabe “Sharjah International Book Fair”
Lexo po ashtu Me një ceremoni madhështore sot u hapën dyert e panairit më të madh të librit në Emiratet e Bashkuara Arabe “Sharjah International Book Fair”

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Kalo në kategori