LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë në Kosovë Gjirafa sjell Festivalin e Blerjeve Online “Java e Portokalltë”

Për herë të parë në Kosovë Gjirafa sjell Festivalin e Blerjeve Online “Java e Portokalltë”

Duke jetuar një jetë dinamike, koha për familje dhe aktivitete tjera të preferuara po shkon e po zvogëlohet për të gjithë ne.

Blerjet në përgjithësi, na marrin një pjesë të madhe të kohës duke shkuar nga një dyqan në tjetrin, nga një market në tjetrin e shumë të tjera, ku e gjithë kjo që t’i shohim të gjitha alternativat që i kemi për produktin e dëshiruar, e pastaj në fund të vendosim për më të mirën.

Por me blerjet online, eksperienca është tjetër. Ju nuk keni nevojë të shëtiteni nga dyqani në dyqan, duke kursyer kështu kohë, por edhe kosto të transportit. Ju mund të shfletoni në mijëra produkte, nga telefoni apo kompjuteri juaj. Bëjeni zgjedhjen tuaj, porositni dhe produktin tuaj e pranoni në shtëpi.

Prandaj, dy dyqanet online më të mëdha në rajon Gjirafa50.com dhe GjirafaMall.com, po sjellin Festivalin e Blerjeve Online “Java e portokalltë”.

Nga data 4 deri më 9 Nëntor, çdo ditë ju do të mund të përfitoni nga oferta të ndryshme, lojëra dhe befasi të shumta. Kjo iniciativë ka për qëllim të bëhet ngjarje tradicionale ku gjatë kësaj fushate do të edukohen edhe konsumatorët që blejnë për herë të parë online, me mënyrën e sigurtë të blerjes si dhe procesin e blerjeve online.

Ekipi i Gjirafës do të jetë në dispozicion për të gjithë konsumatorët që e bëjnë blerjen e parë dhe për secilin prej tyre ka ofertë dhe kupona me zbritje.

Për më shumë informata mbi festivalin e blerjeve online “Java e portokalltë”, ju do të njoftoheni në ditët në vijim në rrjetet sociale të Gjirafa50: https://www.facebook.com/Gjirafa50/ , dhe ato të GjirafaMall: https://www.facebook.com/gjirafamall/ , dhe Instagram: @gjirafa50 dhe @gjirafamall.

Ndryshe, Gjirafa50.com është dyqani online më i madh për teknologji në rajon me mbi 50.000 produkte teknologjike origjinale, ndërsa Gjjirafamall.com është sikur një qendër tregtare (por ONLINE), e cila sjell mbi 80.000 produkte nga të gjitha kategoritë si: veshje, kuzhinë, auto, librari, kozmetikë, aksesorë e shumë të tjera, me produkte nga top brende botërore.

Të dyja këto dyqane online kanë treguar suksese të mëdha në Kosovë duke ofruar produkte cilësore, siguri gjatë blerjes online, duke shërbyer kështu mijëra konsumatorë. /Telegrafi/