LAJMI I FUNDIT:

Gjykata ngrinë edhe shtypshkronjën “Evropa 92” me kërkesë të Prokurorisë Speciale

Gjykata ngrinë edhe shtypshkronjën “Evropa 92” me kërkesë të Prokurorisë Speciale

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale në Shkup ka sjellur vendim që të ngrijë pronat e disa personave juridik të cilët janë nën hetime nga Prokuroria Speciale në lëndën “Banka Postare”.

Sipas Makfaks, janë ngrirë patundshmëritë e të dyshuarit Ratko Dimitrovski dhe Tome Gllavçev “Noel eksport-import – Gjevgjeli” dhe shtypshkronja “Evropa 92 – Koçani”. Vendimi është sjellur mbrëmë, ndërsa të njëjtat objekte nuk mund të shiten ose jepen me qira, përcjell Telegrafi Maqedoni.

PSP gjithashtu ka kërkuar paraburgim për ish-kryetarin e Koçanit dhe pronarin e shtypshkronjës “Evropa 92” Tome Gllavçev dhe për të dyshuarit tjerë, ndërsa ky propozim është refuzuar nga gjykata. Në vend të paraburgimit gjykatësi ka vendosur masa përkujdesi ndaj të dyshuarve, gjegjësisht marrje të pasaportës dhe paraqitje të rregullt në gjykatë.


Përndryshe, lënda “Banka Postare” është hetim financiar i PSP-së, në të cilën të dyshuar janë nëntë persona për keqpërdorime financiare, larje parash dhe vepra tjera penale.

Në këtë hetim të përfshirë janë Kolle Smillevski, Tome Gllavçev, Ratko Dimitrevski, Vikica Popovski, Georgi Karatollis, Kirill Janevski, Zoranço Mitrovski, Risto Millev dhe Zllatko Gjorçev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Kalo në kategori