LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet seanca për ngjarjet e 27 prillit, përkeqësohet gjendja shëndetësore e të akuzuarit Markovski

Ndërpritet seanca për ngjarjet e 27 prillit, përkeqësohet gjendja shëndetësore e të akuzuarit Markovski

Gjyqtarja Dobrilla Kacarska e anuloi seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit, për shkak të gjendjes së përkeqësuar të të akuzuarit Sashko Markovski.

Ajo pas pauzës theksoi se personat mjekësor e kanë kontrolluar të akuzuarin dhe më pastaj kanë njoftuar se është e nevojshme që ai të dërgohet në spital ku do t’i nënshtrohet incizimeve të rentgenit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kacarska gjithashtu tha se për se seanca e sotme dhe e djeshme kanë zgjatur pak, nga nesër seancat do të zgjasin më gjatë me qëllim të plotësohet ajho që nuk është kryer këto ditë.


Në seancën e sotme u panë incizimet e kamerave të sigurisë të Kuvendit me numër 10 dhe 14./Telegrafi/