LAJMI I FUNDIT:

Kostadinov: Nuk do të lejojmë ndërhyrjen në drejtësi (Video)

Kostadinov: Nuk do të lejojmë ndërhyrjen në drejtësi (Video)

Zëdhënësi i partisë maqedonase në pushtet LSDM, Kostadin Kostadiniov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për qëndrim e LSDM-së në lidhje me propozim-ligjin për amnisti tha se “nuk do ta lejojmë këtë ndërhyrje brutale në drejtësi duke pranuar këtë ligj”.

“Maqedonia është shtet i së drejtës dhe këtë princip e kemi për obligim ta respektojnë. E dimë saktë se çfarë fshihet pas Ligjit për amnisti dorëzuar nga kryesia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së, e kjo është amnisti për kriminalitetet të regjimit të Nikolla Gruevskit. Këtë nuk mundemi dhe nuk do ta lejojmë”, tha Kostadinov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-PDUKM dorëzon ligjin për amnisti, Danev: Të akuzuarit për 27 prillin nuk janë terroristë
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM dorëzon ligjin për amnisti, Danev: Të akuzuarit për 27 prillin nuk janë terroristë

Më parë, grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së, dorëzoi propozim-ligjin për amnisti për ngjarjet në Kuvend më 27 prill.


OBRM-PDUKM-ja kërkon që personat e dyshuar, akuzuar apo të dënuar për ngjarjet e 27 prillit të lirohen nga përgjegjësia penale, të ndalohen të gjitha procedurat gjyqësore dhe plotësisht të lirohen nga mbajtja e dënimit me burg./Telegrafi/