Reformimi administratës është një nga kriteret që duhet të plotësojë Maqedonia për procesin e integrimit të vendit. Ekspertët e këtij lëmi theksojnë nevojën e më shumë investimeve në profesionalizimin e administratës, aplikimin e sistemit meritor dhe jo punësimit të militantëve politikë në këtë sektor. Sipas tyre, kjo mund të kontribuojë në realizimin e reformave në administratë, të cilat Maqedonia është e shtrënguar t’i realizojë në prag të fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimit Evropian.
Këto komente pasojnë shpalosjen e planit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës për realizimin e reformave në këtë sektor, me ç’rast parashihet ulja e numrit të institucioneve, si dhe të disa drejtorive, në mënyrë që të ulen shpenzimet në administratën publike.
Damjan Mancevski, i cili drejton dikasterin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, është zotuar se nuk do të largohen punonjësit administrativë, por ata do të zhvendosen në institucione përkatëse, me qëllim që të rritet cilësia e shërbimit për qytetarët.
Ekspertët në lëmin e administratës publike thonë se reformat në administratë, me gjithë shpalosjen e shumë planeve aksionare nga ana e Qeverisë, që nga pavarësia e shtetit mbeten në vendnumëro për shkak të ndërhyrjes së politikës gjatë punësimit.
Argëtim Saliu, profesor universitar, thotë se administratës në Maqedoni i duhen investime në profesionalizimin e kuadrit në funksion të ngritjes së cilësisë së shërbimeve.
“Duhet të vendoset theksi në trajnimin e nëpunësve në administratë pasi ajo shquhet për nga mosha e shtyrë. Duhet të organizohen më shumë trajnime, kryesisht për aftësimin e përdorimit të teknologjisë, për ta pasur më të lehtë qytetarët dhe kompanitë e biznesit qasjen në shërbimet administrative, pasi bota e zhvilluar pothuajse i ka të digjitalizuar të gjitha shërbimet e administratës”, vlerëson Saliu.
Nga ana tjetër, Temellko Ristevki, ligjërues i Administratës Publike në Universitetin FON të Shkupit, thotë për Radion Evropa e Lirë se ligjet që rregullojnë punën e administratës, janë të mira, por ata nuk zbatohen, sipas tij, mjafton si hap i parë të zbatohet sistemi meritor.
“Mendoj se urgjentisht duhet të zbatohet sistemi meritor dhe në hierarkinë administrative, administratorët të vendosen në saje të përgatitjes së tyre profesionale, përkatësisht kualitete, me të cilat disponojnë dhe u qasen angazhimeve që marrin përsipër. Administrata do të jetë efikase vetëm në atë rast kur njerëzit e duhur vendosen në vendin e duhur”, thotë Ristevski.
Administrata publike është kritikuar në vazhdimësi nga ana e faktorit ndërkombëtar pikërisht për shkak të ndërhyrjes së politikës gjatë punësimeve në këtë sektor si dhe numrit të madh të të punësuarve.
Administrata e Maqedonisë numëron rreth 130 mijë persona në 1,299 institucione të shtetit./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë