LAJMI I FUNDIT:

Samsung mund të lansoj një S10 ‘të lirë’

Samsung mund të lansoj një S10 ‘të lirë’

Seria Samsung Galaxy S përfaqëson një nga formacionet kryesore të kompanisë. Siç pritet nga telefonat kryesorë, ata nuk janë të lirë, por duket sikur Samsung mund të sjell një risi, duke lansuar tre variante Galaxy S10 vitin e ardhshëm, me njërin prej tyre duke qenë një model “më i lirë”.

Sipas një raporti nga Bloomberg, thuhet se kompania koreane do të ketë variantin “standard” Galaxy S10 me ekranet e lakuara në pjesët anësore, një version edhe më të madh Galaxy S10 Plus, si dhe një Galaxy S10 më të lirë që mund të largojë skajet e lakuara dhe gjithashtu mund të anashkaloj sensorin e gjurmëve të gishtërinjëve nën ekran.

Nëse kjo tingëllon e njohur, është për shkak se është një strategji e ngjashme e përdorur nga Apple këtë vit, ku ata lansuan modelet premium iPhone Xs dhe Xs Max, dhe iPhone XR që përfaqëson një iPhone më të lirë për ata që dëshironin një iPhone të ri por jo domosdoshmërisht me të gjitha specifikat.


Saktësisht sa më lirë mund të kushtojë ky variant “i lirë” i Galaxy S10 nuk dihet ende, por ndoshta do të duhet të presim deri në vitin 2019 për të kuptuar më shumë. /Telegrafi/