LAJMI I FUNDIT:

Blerjet online në Maqedoni kanë shënuar rritje

Blerjet online në Maqedoni kanë shënuar rritje

Sot në Shkup ka filluar konferenca e parë për tregtinë virtuale “e-tregtia”, ku është diskutuar për gjendjen e tanishme, sfidat dhe prirjet e së ardhmes në sferën e tregtisë virtuale.

Me sloganin “e-Tregtia: e-Ardhmja për e-Maqedoninë!”, në konferencë morën pjesë mbi tridhjetë folës, moderatorë dhe panelsitë nga tetë vende, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në konferencë u tha se në gjysmën e parë të këtij viti, qytetarët e Maqedonisë kanë harxhuar 63 milionë euro në blerjet online, që paraqet një rritje prej 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.


Këto të dhëna janë marrë nga Banka Popullore, ndërsa shuma më e madhe është harxhuar në tregtinë jashtë vendit, respektivisht 41 milionë euro, kurse 22 milionë euro janë harxhuar për blerje online brenda vendit./Telegrafi/