LAJMI I FUNDIT:

Test antidroge në një shkollë në SHBA, nxënësve iu shkulen tufa flokësh

Test antidroge në një shkollë në SHBA, nxënësve iu shkulen tufa flokësh

Prindërit e disa nxënësve të një shkolle të mesme, janë rebeluar ashpër, pasi kishin lejuar që fëmijëve të tyre tu bëhej testi antidrogë.

Por sigurisht ata nuk mund ta imagjinonin, se fëmijëve do ju shkuleshin tufa të tëra flokësh, duke i lënë me shenja në kokë.

Siç tregohet nga pamjet e denoncuara nga Brian dhe Janette Anderson, prindërit e një vajze që frekuenton shkollën e Phillipsburg, në shtetin e Kansas, agjencia e ngarkuar për marrjen e mostrave të flokëve, përdori një mënyrë aspak estetike.


Në fakt në kokat e nxënësve janë krijuar gropa të mëdha flokësh sa një monedhë, me diametër 2.5 centimetër.

“Vajza jonë u kthye në shtëpi duke qarë. Nuk e firmosëm autorizimin për kontroll, që t’i katandisnin në këtë gjendje”, denoncuan prindërit në media.

Ndërkohë drejtori i shkollës Mike Gower, kërkoi ndjesë pjesërisht, por u doli në mbrojtje punonjësve, shkruan noa.al.

“Prindërit donin të përdoreshin tamponë ose analize urine, të cilat tregojnë praninë e lëndëve narkotike një muaj më parë. Por analiza e flokut nxjerr informacion të detajuar deri para 90 ditëve. Ndoshta duhej t’i kishim informuar më mirë prindërit”, tha ai.