Deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për Agjencinë Kosovare të Privatizimit tha se kjo agjenci ka shkatërruar ekonominë e vendit dhe sipas tij, PSD-ja nuk do ta votoj raportin për këtë agjenci.
“Ndikimi i AKP-së në ekonomin e Kosovës është mos të themi zero, ai është shkatërrues. 700 milionë euro kemi shit asete për 20 vite. E kemi shitur të gjithë ekonominë për 700 milionë euro dhe nuk kemi bërë asgjë. Raporti është i saktë por është për një model ekonomik totalisht të gabuar. Duhet me ndal privatizimin në Kosovë. Ky Agjencion i Privatizimit e ka shkatërruar ekonominë”, tha ai.
Sejdiu tha se duhet të ndërrohet modeli ekonomik dhe të stimulohet zhvillimi i industrive në sektorët që mund të jenë fitimprurës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë