LAJMI I FUNDIT:

Sot vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik”, Gruevski në bankën e të akuzuarit

Sot vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik”, Gruevski në bankën e të akuzuarit

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën e PSP-së “Titanik”, e cila ka të bëjë me parregullsi zgjedhore.

Në seancën e fundit më 18 tetor u dëgjuan 90 “bomba”, ndërsa PSP-ja ka propozuar 1 mijë si dëshmi materiale në këtë rast, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeki, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov , Dalibor Aleskoviç dhe Lenka Rashajkovska.


Ata akuzhohen për mohim të së drejtës së votës, ryshfet gjatë zgjedhjeve, shkatërrim të materialit zgjedhor si dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës./Telegrafi/