LAJMI I FUNDIT:

Mangësitë e masave qeveritare për borxhet e komunave

Mangësitë e masave qeveritare për borxhet e komunave

Mbulimi i borxhit të komunave nga Qeveria me para publike është një hap shqetësues, që çon në ruajtjen e gjendjes së shtetit të kapur, komentojnë ekonomistët. Sipas Marjan Nikolovit nga Qendra për Analiza Ekonomike, është e paarsyeshme pasi pushteti me këtë dërgon sinjal se është gjithçka në rregull me pushtetin vendor, edhe kur bëhen punë të paligjshme dhe të papërgjegjshme. Jo vetëm qytetarët që ballafaqohen me vështirësi, për t’i paguar rregullisht e tyre, por edhe kompanitë aktualisht janë në pozitë të padrejtë dhe diskriminuese në raport me shtetin, komenton Nikolovi. Ai pret që qeveria të publikojë një raport të detajuar mbi gjendjen financiare të komunave dhe të përcaktojë nëse është e mundur një mënyrë tjetër e shlyerjes së borxhit të akumuluar.

“Cilat janë komunat që mund të riprogramohen me një huazim afatshkurtër nga buxheti i Maqedonisë? Nëse dhe për cilat komuna është e nevojshme të aktivizohen dispozitat e paqëndrueshmërisë financiare në përputhje me kapitullin e Ligjit për Financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale? Sidoqoftë, kostoja e këtyre operacioneve duhet të mbulohet nga vetë komunat” – u shpreh Marjan Nikolov, nga Qendra për Analiza Ekonomike.

Me atë që pushteti qendror vendosi të mbulonte gjysmën e borxhit komunal, një tjetër mesazh i keq iu dërgua kryetarëve të ardhshëm të komunave, tha Nikolov. Me këtë instrument, kuadrot e papërgjegjshëm partiake në rolin e kryetarëve të komunave janë të sigurt, se nuk do të përballen me ligjin. Ekspertët besojnë se është i nevojshëm një revizion i thellë nga institucionet financiare dhe sanksion për të gjithë kryetarët e komunave që kanë punuar ilegalisht.


“Duhet saktësisht të përcaktohet se cilët janë ata kryetarë të papërgjegjshme të komunave që kanë grumbulluar detyrime të papaguara në mënyrë të pajustifikuar. Cilat janë dispozitat ligjore të rregullativës që janë shkelur dhe ata të sanksionohen, sepse ndryshe kjo mënyrë e shlyerjes së borxheve, që ndoshta është çështje e kryer, çon më tej në shkatërrimin e shtetit ligjor”- theksoi Marjan Nikolov, nga Qendra për Analiza Ekonomike.

Shpjegimi i pushteti është se me këtë ndihmë financiare, komunat do të mund të ti shlyejnë borxhet ndaj ekonomisë dhe të zhvillohen më shpejt, dhe për herë të dytë ndihmë të tillë nuk do të marrin. Si një mekanizëm mbrojtës për mos grumbullimin e borxheve të reja në të ardhmen, qeveria ka hartuar një projekt-ligj që parashikon kufizim të të hyrave të veta në buxhet të komunave, ato të mund të planifikohen me një rritje deri në 10 për qind nga të ardhurat mesatare të realizuara në tre vitet e fundit. Përndryshe borxhi i përgjithshëm i të gjitha komunave arrin pothuajse 100 milionë euro dhe qeveria ka vendosur të mbulojë 51 për qind të kësaj shume, para që do të sigurohen nga rishikimi i buxhetit, pas të cilit do të pritet procesi të zbatohet me ligj të veçantë./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori