LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Ideja e Thaçit për kufijtë vjen nga frika e Speciales (Video)

Abdixhiku: Ideja e Thaçit për kufijtë vjen nga frika e Speciales (Video)

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se është vështirë e konceptueshme që dikush të fus në diskutim territorin e shtetit të vet pa ndonjë hall të madh.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja me një fushatë të mirë mund të arrijë deri në 40 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Ai, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se me prekjen e kufijve të Kosovës, vihet në pyetje ekzistenca e shtetit të Kosovës.


“Në momentin kur Thaçi artikulon nëpër botë idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës, kalojmë në një temë të re të diskutimit të vet shtetësisë së Kosovës. Pra nuk bëhet fjalë a do të fitojmë apo humbim territor, por bëhet fjalë se a do të kemi apo jo shtet”.

Deputeti opozitar ka thënë se është lajm i mirë që fuqitë e mëdha janë të interesuara që çdo marrëveshje të ketë edhe mbështetjen e shumicës shqiptare.

“Kjo ide (Thaçit) nuk ka pasur mbështetje politike në Kosovë, dhe lajmi i mirë është se fuqitë e mëdha janë të interesuara që çdo marrëveshje të ketë edhe mbështetjen e shumicës shqiptare në Kosovë”.

https://www.facebook.com/infoboxrtvdukagjini/videos/333888054045642/

Abdixhiku ka thënë se në bazë të supozimeve, Thaçi po e fut në diskutim territorin e Kosovës nga frika që ka nga Gjykata Speciale.

“Nuk po bazohem në fakte (në atë që po e them), por në supozime të bëra në bazë të rrethanave të krijuara, nuk besoj se një individ pa ndonjë hall dhe zor të madh, mund të fus në diskutim territorin e shtetit të vet”.

“…Por këtu nuk është në pyetje vetëm territori, por kontestohet edhe subjektiviteti ndërkombëtar i shtetësisë së Kosovës, deklarata e Pavarësisë së Kosovës, deklarata e GJND-së, e kështu me radhë. Unë e kam thënë se njëra prej rreziqeve që i vjen Thaçit është  ajo e Gjykatës Speciale, dhe këtu derivon edhe interesi (Thaçit) për të diskutuar”, deklaroi Abdixhiku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori