LAJMI I FUNDIT:

Daçiq mendon se Kosova më nuk është e përkëdhelura e SHBA-së

Daçiq mendon se Kosova më nuk është e përkëdhelura e SHBA-së

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq thotë se nuk e di nëse është e saktë informata se SHBA-ta kanë ndërprerë komunikimin me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Daçiq, sipas mediave serbe, ka thënë se lidhur me këtë çështje ka mësuar nga media, por përkujton se Administrata amerikane nuk e sheh Kosovën si  ‘një foshnjë të vetën’, por po përpiqet të jetë objektive.

“Mendoj se kjo është e mirë. Në përgjithësi, politika e jashtme dhe e brendshme e Kosovës janë në një defansivë të madhe. Nuk janë më një foshnjë e Perëndimit, por një problem. Ata janë pengesë për zgjidhje paqësore në Kosovë”, ka thënë Daçiq, përcjell Telegrafi.


Ai thotë se, nga ana tjetër, pozita e Serbisë po bëhet gjithnjë më e fortë.

“Njerëzit kanë një mirëkuptim për argumentet tona. Ne vazhdojmë politikën e tërheqjes së njohjeve (pavarësisë së e Kosovës)”, tha Daçiq.

Një gazetë kosovare të shtunën ka raportuar se Administrata amerikane, përfshirë Ambasadën në Prishtinë dhe komponentin ushtarak, e ka shkëputur bashkëpunimin dhe komunikimin me ministrin Rrustem Berisha dhe me zëvendësministrin Agim Çeku, prej kur është shpallur aktakuza që ka të bëjë me veteranët e UÇK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori