Prokuroria Speciale Publike për përndjekjen e veprave penale të cilat lidhen dhe dalin prej përmbajtjes së përgjimeve joligjore të komunikimeve, sot njoftoi se janë hapur gjashtë hetime të reja.
Në këto hetime bëhet fjalë për dyshime bazë për dëm të shkaktuar financiar në buxhetin e shtetit në vlerë prej pothuajse 80 milionë eurove, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në vazhdim shkurtimisht mund t’i lexoni lëndët e reja të PSP si dhe kush janë të dyshuarit:
Dhurata
Të dyshuarit Zoran Stavreski, ish-ministër i Financave dhe Mile Janakieski, ish-ministër i Transportit dhe Lidhjeve, me pjesëmarrje në kryerjen e veprës së bashku me të dyshuarin Krste Miladinov, drejtor i Resurseve Energjetike të Maqedonisë SHA Shkup, në periudhën janar 2012 – korrik 2014, me paramendim e kanë shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe autorizimin dhe për kompaninë ruse OAD Strojtransgas nga Moska kanë marrë dobi të kundërligjshme pronësore në vlerë prej 2.008.877.000.00 denarë, gjegjësisht afër 33 milionë euro, dhe në vlerë të njëjtë i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të RM-së.
Stavreski dhe Janakieski kanë qenë përfaqësues të autorizuar për zbatimin e Marrëveshjes ndërqeveritare, të lidhur më 19 qershor të vitit 2010 në Shën Petërbrug mes Qeverive së RM-së dhe Federatës Ruse për rregullimin e obligimeve të ish- BRSS ndaj SFRJ-së në pjesën e obligimeve ndaj Maqedonisë.
Me marrëveshjen rregullohen borxhi rus në vlerë prej 60.560.242,44 dollarë amerikanë të mbyllet përmes dërgimit të mallrave, shërbimeve dhe kryerjen e punëve. Në negociatat, Stavreski dhe Janakieski janë dakorduar kjo shumë të mbyllet me ndërtimin e gazpërçuesit magjistral, aksi “Kleçovc – Bllok stacioni 5” për shumë të përgjithshme prej 75.700.303.05 dollarë amerikanë apo 55.674.292.77 euro, me ç’rast Rusia merr pjesë me 80 për qind, ndërsa Maqedonia me 20 për qind.
Megjithatë, paraprakisht, me porosi të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve është përpiluar Studim fizibiliteti për ndërtim të aksit gazpërues Klleçovcë-Shtip, i cili aks gazpërçuese është më i gjatë për 36 km krahasuar me marrëveshjen e përmendur paraprakisht për aksin “Klleçovc- Bllok stacioni 5”.
Në pajtim me studimin çmimi i ndërtimit të aksit do të ishte mes 30 dhe 35 milionë euro, kështu që të dyshuarit Stavreski dhe Janakieski kanë qenë të vetëdijshëm se çmimi real është shumë më i ulët nga ai i dakorduari me palën ruse. Megjithatë, edhe krahas Stavreskit dhe Janakieskit borxhin e plotë rus e kanë mbyllur me sigurimin e shërbimit – ndërtimin e gazpërçuesit me zbatimin e kompanisë nga Moska.
Kështu, në seancë të mbyllur qeveritare, me prezencën e ministrave të dyshuar, Qeveria ka sjell konkluzion të pranohet oferta e kompanisë ruse dhe të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare. Pastaj, Kuvendi i RM, e ka pranuar propozimin e qeverisë dhe në procedurë të shkurtuar ka sjellë ligj për ndërtimin e gazpërçuesit, ku nga deputetët janë fshehur faktet nga Studimi i fizibilitetit, sipas të cilave, çmimi real i kostos është shumë më i ulët, apo vetëm 378.6262.37 euro (për një kilometër të gazpërçuesit).
Në drejtim të dakordimit të marrëveshjes, i dyshuari Kërste Milladinov, si drejtor i “Resurseve Energjetike të Maqedonisë” e ka pranuar çmimin e lartë joreal të shërbimit nga marrëveshja edhe pse ka qenë i njoftuar me Studimin e fizibilitetit, prej atje edhe me çmimin real të kostos së ndërtimit të gazpërçuesit dhe më 9 korrik të vitit 2014 në Shkup ka kontraktuar marrëveshje me kompaninë ruse, me çka kësaj kompanie i është mundësuar dobi e kundërligjshme pronësore në vlerë prej 32,664.672 euro dhe 11 centë, aq sa është dëmtuar buxheti i Republikës së Maqedonisë.
Me këtë, ekziston bazë për dyshim se i dyshuari Zoran Stavreski dhe Mile Janakieski kanë kryer nga një vepër penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 5 lidhur me nenin 3 dhe 1 dhe nenin 22 nga KP i RM, ndërsa i dyshuari Kërste Milladinov ka kryer një vepër penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 5 lidhur me nenin 4,3 dhe 1 në lidhje me nenin 22 të RM.
Me një fjalë RM faktikisht me mjetet e saj e ka paguar gazpërçuesin, sepse ka marrë pjesë me 20 për qind në marrëveshjen, që përafërsisht është shuma e përgjithshme (reale) e kostos, ndërsa borxhi i Rusisë ndaj RM-së, faktikisht ka mbetur “dhuratë” për Rusinë.
Propaganda
Me këtë urdhër për zbatimin e hetimit janë përfshirë nëntë persona, edhe atë: Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Aco Misajloski, Emil Parnaxhiski, Vladislav Stajkoviq, Sashe Stojanovski, Elena Kolishevska, Marjan Cvetkovski dhe Zaharia Vulgarakis, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale – krime dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave.
Lëndë e këtij hetimi është ndikimi mbi opinionin publik dhe sigurimi i kontrollit të qarkullimit të informacioneve në mjetet e informimit publik në barë të buxhetit të RM-së, ndërsa në drejtim të mbështetjes së veprimeve të partisë politike OBRM-PDUKM.
Gjegjësisht, ekziston dyshim i bazuar se nëntë personat e dyshuar kanë formuar një shoqatë kriminale në krye të së cilës ka qenë i dyshuari Nikolla Gruevski i cili, së bashku me të dyshuarin Kiril Bozhinovski dhe Aco Misajlovski kanë formuar një grup i cili ka pasur për qëllim kryerjen e veprave penale kundër detyrës zyrtare.
Veprimi i grupit ka qenë në dy drejtime edhe atë: përmes shpërndarjes së mjeteve nga buxheti shtetëror dhe përmes marrjes së televizioneve shtetërore dhe një radioje për të ndikuar në pavarësinë e transmetuesve gjatë krijimit të programeve dhe krijimin e politikave redaktuese dhe për të ndikuar në përmbajtjen e programit, ashtu që në hapësirën mediatike të dominojnë idetë dhe aktivitetet e partisë politike OBRM-PDUKM.
Gjegjësisht, i dyshuari Kiril Bozhinovski së bashku me të dyshuarin Nikolla Gruevski, në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe Ligjin për veprimtari radiodifuzive kanë ndarë kontrata për furnizimin e shërbimeve – blerjen e afateve të transmetimit televiziv dhe në radio apo, ritransmetimin e video spoteve, për fushata të ndryshme të Qeverisë, duke i detyruar transmetuesit tek të cilët kanë mundur të ndikojnë në politikën redaktuese dhe të cilët kanë siguruar shërbime për partinë politike OBRM-PDUKM.
Për këtë qëllim në periudhën prej vitit 2010 deri vitin 2015 nga Buxheti i RM-së janë paguar 30 milionë euro, nga të cilët përqindja më e madhe ka përfunduar te transmetuesit të cilët e kanë mbështetur politikën dhe aktivitetet e OBRM-PDUKM-së.
Gjithashtu, duke ndikuar në planin e grupit, i dyshuari Nikolla Gruevski dhe Kiril Bozhinovski, të ndihmuar nga personat e tjerë të dyshuar, pjesëmarrës të grupit, me ndikim mbi opinionin publik, në kundërshtim me Ligjin për Transmetim dhe Ligjin për parandalimin e korrupsionit, kanë organizuar dhe kanë ndërmarrë funksionimin e shtatë stacioneve lokale televizive dhe një radioje, me çka kanë realizuar përfitime të mëdha pronësore për këta transmetues në shumë prej rreth 5.250.000 eurosh.
Gjegjësisht, i dyshuari Nikolla Gruevski ka sjellë vendim që partia OBRM-PDUKM të ketë pjesëmarrje në pronësi dhe ta organizojë dhe ta drejtojë politikën redaktuese të shtatë TV stacioneve lokale dhe të një radioje, edhe pse një gjë e tillë është në kundërshtim me ligjin.
I dyshuari Kiril Bozhinovski, i ndihmuar nga pjesëmarrësit e tjerë të dyshuar në grup ka kryer ndërmarrjen e stacioneve televizive dhe të radios dhe e ka organizuar punën e tyre.
I gjithë veprimi ka qenë në drejtim të mbulimit se kush realisht ka pronësi dhe kontroll ndaj mediave, ndërsa vetëfinancimi i mediave është bërë nga fondet e buxhetit përmes shpërndarjes së kontratave për shërbime – blerjen e afateve për imitim televiziv dhe në radio të videove të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Gjithashtu për financimin e këtyre mediave janë shfrytëzuar fonde nga buxheti dhe në mënyrë indirekte, kështu që persona juridik të cilët kanë lidhur kontrata për furnizime publike me organe shtetërore kanë marrë pjesë në financimin e këtyre mediave, ndërsa mënyra e tillë e financimit është mundësuar pikërisht nga personat e dyshuar.
Disenji
Me urdhër për zbatimin e procedurës hetimore në rastin “Disenji” janë përfshirë katër persona zyrtarë për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale Keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit prej nenit 353 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal të RM-së.
Ekziston dyshimi se në periudhën prej vitit 2009 dhe vitit 2010, i dyshuari Mile Janakieski si ministër i Transportit dhe Lidhjeve, e dyshuara Snezhana Filipovska Pavleska si kryetare e Komisionit për zbatimin e furnizimeve publike, ndërsa të dyshuarit Igor Janushev dhe Julia Jankullovska Atanasova, si anëtarë të komisionit për zbatimin e furnizimeve publike, të autobusëve dykatësh për Qytetin e Shkupit, të formuar prej ministrisë, i kanë shfrytëzuar pozitat e tyre zyrtare dhe autorizimet dhe për operatorin ekonomik Jutong nga Kina kanë bërë autorizim të paligjshëm – favorizim në procedurë dhe kontraktimin e marrëveshjes për furnizimin e 202 autobusëve dykatësh, duke i shkaktuar dëm buxhetit të RM-së, në shumë prej 5.000.000 euro.
Nga dëshmitë del se i dyshuari i parë Mile Janakieski si ministër, pas dy procedurave të cilat janë shfuqizuar paraprakisht për furnizimin publik të autobusëve kontestues, në të cilat ka konkuruar operatori ekonomik Jutong nga Kina, pa i plotësuar kushtet e tenderit, me qëllim që ta favorizojë operatorin ekonomik Jutong, përsëri ka sjellë vendim për furnizimin e 202 autobusëve në të cilin, në kundërshtim me nenin 161 të Ligjit për furnizimet publike, në kriterin oferta më e favorshme ekonomike, krahas elementit të çmimit dhe karakteristikeve funksionale teknike e ka shtuar edhe elementin disenji, element i cili ndryshe nuk është paraparë në Ligj dhe për të njëjtin në shpallje është potencuar se i sjell 20 pikë.
Në thirrje janë paraqitur dy operatorë ekonomik, Jutong nga Kina dhe King Long nga Bullgaria, me ç’rast të dyshuarit (kryetari dhe anëtarët e komisionit), gjatë shqyrtimit të ofertave e kanë favorizuar, operatorin ekonomik Jutong, edhe pse i njëjti nuk ka dorëzuar certifikatë për cilësi ISO 9001:2000, por ka dorëzuar certifikatë ISO/TS 16949:2002, ndërsa garancinë bankare të cilën e ka dorëzuar është lëshuar nga Ohridska banka SHA Shkup, e cila nuk ka poseduar rejting kreditor “B” (që ka qenë kusht në dokumentet e tenderit).
Si komision për zbatimin e furnizimit publik në vend se ta hedhin poshtë këtë ofertë, ata kanë vazhduar me vlerësimin e dy ofertave të dorëzuara.
Oferta e operatorit ekonomik King Long është ranguar e dyta, me çka e njëjta nuk i ka fituar pikët e nevojshme për kriterin për elementin disenji, edhe pse e njëjta ka qenë më e lirë për 5.000.000 euro se oferta e Jutong.
Ministri Janakieski, në këtë rast ka qenë i obliguar që ta shfuqizojë procedurën për furnizim publik për shkak të lëshimeve të rëndësishme në të njëjtën, megjithatë ai nuk e ka bërë një gjë të tillë, me çka ka vepruar në kundërshtim me nenin 169 të Ligjit për furnizime publike dhe më datë 14.04.2010 ka kontraktuar marrëveshje për shitblerjen e autobusëve nga Jutongu kinez.
Harmonia
Me urdhër për zbatim të procedurës hetimore në rastin “Harmonia” janë përfshirë tre persona zyrtarë, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar nga neni 353 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 22 dhe nenin 45 të Kodit Penal (KP).
Ekziston dyshim i bazuar se në vitin 2012 të dyshuarit Nikolla Gruevski, kryetar i Qeverisë së RM-së, Mile Janakieski si ministër i Transportit dhe Lidhjeve dhe Stevço Jakimovski, kryetar i komunës Karposh, me shfrytëzimin e pozitës së tyre zyrtare, si bashkekzekutues, për Universitetin privat ndërkombëtar ballkanik Shkup kanë fituar dobi të konsiderueshme pronësore në shumë prej 23.730.912 denarëve, përkatësisht 385.868 euro, në mënyrën në vijim:
Nga dëshmitë del se Nikolla Gruevski, për shkak të lidhjeve të afërta miqësore me persona nga Republika e Turqisë u ka ndihmuar pronarëve të përfitojnë dy parcela ndërtimore në tokë atraktive në pjesën veriore të kazermës Ilinden, për çmim joreal të ulët prej vetëm 71 denarë për m2, përkundër çmimit të paraparë fillestar prej 1400.00 denarë për m2.
Njëherit, Nikolla Gruevski në mbledhje të Qeverisë ka intervenuar për ndryshimin e dispozitës e cila ka të bëjë me shitjen e tokës shtetërore, me çka ishte konfirmuar çmimi fillestar prej 61 denarëve për m2 për ankand publik.
Në marrëveshje me Nikolla Gruevskin, Mile Janakieski i ka dërguar shkresë Stevço Jakimovskit, kryetar i Komunës së Karposhit të zbatojë procedurë për tjetërsim të parcelave të përmendura me anë të ankandit publik.
Me qëllim që të minimizohet mundësia për pjesëmarrje edhe në subjekte të tjera në ankand, Nikolla Gruevski ka paraparë kusht plotësues të veçantë – pjesëmarrësit përveç akreditimit për arsim të lartë, të parashtrojnë edhe garanci të lartë disproporcionale prej 100.000 eurove për parcelë.
Pas publikimit për ankandin publik në fillim të muajit maj, Universiteti ballkanik paraqitet në ankand nga fundi i muajit maj, por komisioni ka konstatuar dhe me anë elektronike e ka njoftuar universitetin se dokumentacioni nuk është komplet dhe se nuk mund të marrë pjesë.
Në marrëveshje me Mile Janakieskin dhe Stevço Jakimovskin, kryetari i komunës së Karposhit, dokumentet e pakompletuara ia ka kthyer përfaqësuesit të Universitetit, pas çka, duke e përdorur pozitën e tij zyrtare, ka kërkuar nga komisioni sërish t’i marrë prapa, tashmë dokumentet e kompletuara dhe t’i lejojnë të marrë pjesë në ankandin elektronik.
Në atë mënyrë i ka mundësuar subjektit juridik, si pjesëmarrës i vetëm në ankand të përfitojë dy parcela me çmim prej vetëm 71.00 denarëve për m2, me çka i kanë mundësuar Universitetit të përfitojë dobi të konsiderueshme pronësore në shumë prej 23.730.912 denarëve, përkatësisht 385.868 eurove.
Vitin e ardhshëm, në nëntor, të dyshuarit Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski sërish Universitetit ballkanik i kanë mundësuar dobi të kundërligjshme pronësore, në shumë prej 15.951.237,00 denarëve përkatësisht 259.370 eurove, ndërkaq në dëm të buxheteve të Qytetit të Shkupit dhe komunës së Karposhit duke u mundësuar të paguajnë 50% çmim më të ulët taksa komunale për ndërtim të objektit në dy parcelat e përmendura.
Stacionet bazë
Me urdhër për realizim të procedurës hetimore në rastin “Stacionet bazë” është përfshirë një person për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale – Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, sipas nenit 353, paragrafi 5 lidhur me paragrafin 4 dhe 1 të Kodit penal.
Sipas provave, gjatë vitit 2011 i dyshuari Zharko Llukovski, aso kohe ish-drejtor kryesor ekzekutiv në T- Mobile Maqedoni SH.A, duke e shfrytëzuar pozitën dhe autorizimet të SHN Beton SHA Shkup, i ka alokuar përfitim në pronë prej 3.522.400 euro. Njëherësh aksionarëve të T-Moblie Maqedoni, mes të cilëve edhe shtetit i ka shkaktuar dëm në lartësi me të ardhurat e të drejtës së dividendit të parealizuar.
Megjithatë, së shpejti SHN Beton e ka informuar kompaninë T-Mobile Maqedoni se shërbimi i kërkuar mund të kryhet, me çka më 15 gusht deri në SHN Beton ka dorëzuar ofertë përfundimtare prej 9.800 euro për objekt, si dhe 2.500 euro për kompletimin e dokumenteve për stacionet e tjera bazë.
Ritheksojmë se bëhet fjalë për shumë sipas stacioneve bazë që është tre herë më e lartë se ajo që e njëjta punë ka mundur të kryhet nga ana e ekipit profesionist të T-Mobile Maqedoni.
Nga provat del se më 27 dhjetor të të njëjtit vit, i dyshuari Zharko Llukovski në emër të T-Mobile Maqedoni, ka nënshkruar marrëveshje me përfaqësues të SHN Beton për vërtetimin e statusit juridik të stacioneve bazë dhe regjistrimit të tyre në librat publik për patundshmëri, për çmimin e përmendur për 9.800 euro për objekt, pa TVSH, përfshirë edhe 518 objekte komunikimi me çka dokumentacioni vetëm teknikisht është dorëzuar në SHN Beton, pasi i njëjtë është përgatitur në T-Mobile Maqedoni.
Gjegjësisht, SHN Beton i ka ngelur për detyrë që këtë dokument të përgatitur vetëm fizikisht ta dorëzojë në Arkivin e Ministrisë për Transport dhe Lidhje.
Në këtë mënyrë, SHN Beton është pajisur me përfitim pronësor prej mbi 3,5 milionë euro, derisa aksionarët mes të cilëve edhe shteti, janë dëmtuar në të ardhura nga dividendi i parealizuar.
Pacienti
Në hetimin i cili zhvillohet nën emrin “Pacienti” ekziston dyshim i bazuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe personave përgjegjës në procedura rreth furnizimeve publike për kryerjen e punëve ndërtimore dhe ndërtimoro – zejtare në disa Institucione publike shëndetësore në shtet. Në hetim janë përfshirë 15 persona, mes të cilëve edhe një ish-ministër i Shëndetësisë.
Ekziston dyshim i bazuar se në vitin 2010 katër nga të dyshuarit, Fatmir Avmedovski, Betim Lamallari, Mensur Ibrahimi dhe Zhaklina Çagoroska, si persona përgjegjës – kryetar dhe anëtarë të komisionit për furnizime publike në Ministrinë e Shëndetësisë të RM-s, gjatë kryerjes së furnizimit publik nr. 02/2010 për kryerjen e punëve ndërtimore dhe ndërtimoro – zejtare në disa Institucione publike shëndetësore nëpër Maqedoni, kanë parashtruar propozim të paligjshëm për zgjedhje të ofertës më të volitshme, ndërsa i dyshuari Bujar Osmani, si ministër i Shëndetësisë, në vend se ta refuzojë propozimin e Komisionit, ka sjellë vendim për zgjedhje të ofertës më të volitshme të ofertuesit GBS – Bllagoevgrad – Republika e Bullgarisë.
Njëherit, nga dëshmitë del se anëtarët e dyshuar të komisionit, e kanë favorizuar ofertuesin GBS – Bllagoevgrad, edhe përkundër asaj që e kanë ditur se ky ofertues nuk i ka përmbushur kushtet nga dokumentacioni i tenderit, përkatësisht nuk i ka poseduar autorizimet e nevojshme për inxhinierët për kryerje, ndërkaq në paramatje përllogaritjet të cilat janë pjesë përbërëse e ofertave, nuk kanë bërë asnjë përmbledhje të saktë të të dhënave, për ç’arsye nuk kanë konfirmuar se oferta e Ingra Zagreb është për 637.303,000 denarë më e lirë se ajo e GBS Bllagoevgrad.
Edhe pse e tërë kjo ka qenë e njohur edhe për ministrin e Shëndetësisë, ai nuk e ka refuzuar propozimin por ka sjellë vendim dhe e ka zgjedhur ofertën e GBS Bllagoevgrad si më të volitshme, edhe përkundër asaj që vlera e ofertës është më e madhe nga vlera e përcaktuar për furnizimin publik dhe subjektit juridik i ka mundësuar dobi pronësore në shumë prej 21.604.150,59 denarëve.
Në paraqitjen time të mëtutjeshme do të dëgjoni se si gjatë ndërtimit dhe rikonstrumit të IPSH “Spitali i përgjithshëm Ohër”, IPSH Spitali klinik Tetovë dhe IPSH KGJO Çair, persona të ndryshëm në periudha të ndryshme i kanë shkaktuar dëm buxhetit të RM-së.
Njëherit, gjatë vitit 2010 të dyshuarit e njejtë Fatmir Avmedovski, Betim Lamallari, Mensur Ibrahimi dhe Zhaklina Çagoroska, në procedurë tjetër për furnizim publik nr. 03/2010 për kryerjen e punëve ndërtimore dhe ndërtimoro – zejtare në IPSH “Spitali i përgjithshëm Ohër”, kanë parashtruar propozim të paligjshëm të ofertuesit GBS Bllagoevgrad i cili ende nuk i ka poseduar autorizimet e nevojshme për inxhinierët për kryerje, e me atë nuk i ka përmbushur as kushtet nga dokumentacioni i tenderit.
Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani, e ka pranuar edhe këtë propozim dhe ka lidhë kontratë me ofertuesin GBS Bllagoevgrad në shumë prej 127.533.691 denarëve.
Sipas dëshmive, gjatë vitit 2013 në procedurë për furnizim publik nr. 07/2010 për rikonstruimin dhe ndërtimin e përfunduar të IPSH Spitali klinik Tetovë, të dyshuarit: Dellçe Arsoski si udhëheqës dhe Damir Lonçariq, si udhëheqës në ndërmarrjen Ingra Zagreb-filiali Ingra Shkup, kanë nënshkruar dhe kanë verifikuar situatë përfundimtare me të dhëna të pavërteta lidhur me sasitë e materialeve instaluese dhe cilësisë së tyre.
Më pas, situata përfunduese u është parashtruar mbikëqyrësve përgjegjës, të dyshuarit Angel Ikonomov, Aleksandar Dimanin dhe Zare Zdraveski, të cilët pa i kontrolluar sasitë, e kanë nënshkruar dhe miratuar.
I dyshuari Ljupço Mijajleski, si inxhinier përgjegjës në njësinë projektuese për rikonstruim dhe ndërtim të përfunduar pranë MSH të RM-së, e ka miratuar pa e kontrolluar, e gjithashtu edhe nuk ka kërkuar të aktivizohet garanci bankare për jocilësi.
Situata përfundimtare ka qenë bazë për pagesë të mjeteve monetare, të cilat mjete edhe janë paguar, me çka i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të RM-së në shumë të përgjithshme prej 719.470,00 denarëve, ndërsa për personin juridik INGRA Zagreb-Filiali Ingra në Shkup kanë përfituar dobi pronësore në vlerë prej 6.005.461,00 denarëve.
Gjatë vitit 2012 në procedurë për furnizim publik nr. 02/2010 për rikonstruim të spitalit Çair, i dyshuari Aleksandar Naumovski, si udhëheqës i punëve në ndërmarrjen GBS Bllagoevgrad, e cila është kryese e punëve ndërtimore, ka përgatitur situatë përfundimtare, me të dhëna të pavërteta lidhur me sasitë e materialeve sendërtuese dhe cilësisë së tyre.
Situatën përfundimtare ia ka parashtruar të dyshuarit Dimçe Ivanovski, i cili si mbikëqyrës përgjegjës e ka konfirmuar, e më pas e dyshuara Jadranka Noshpal, specialiste për punë ndërtimore dhe Sllavica Tasevska Nikollovska, menaxhere projektuese nga njësia projektuese pranë Ministrisë së Shëndetësisë, pa e kontrolluar, e kanë nënshkruar dhe e kanë miratuar situatën përfundimtare, e cila ka qenë bazë për pagesë të mjeteve monetare, të cilat mjete edhe janë paguar, me çka i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të RM-së në shumë të përgjithshme prej 1.568,828 denarëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë