LAJMI I FUNDIT:

NPK “Tetova”: Uji nga ujësjellësi i qytetit është i pastër dhe i sigurt (Foto)

NPK “Tetova”: Uji nga ujësjellësi i qytetit është i pastër dhe i sigurt (Foto)

Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” – Tetovë, përmes një postimi në Facebook njofton se në bazë të rezultateve të analizave të sotme (10.10.2018) të ujit për pije, është konfirmuar se uji në qytet është i pastër dhe i pijshëm.

“Nga rezultatet e marra është vërtetuar se uji nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës, është sipas kushteve të parapara me Rregulloren për sigurinë e ujit për pije (Gazeta Zyrtare e RM-së nr.46/08)”, thonë nga NPK “Tetova”.

Ata shtojnë se uji po ashtu është i pastër sa i përket gjendjes së tij mikro-biologjike dhe është i sigurt për pije.


Përndryshe, ditëve të fundit në qytetin e Tetovës qytetarët u shqetësuan, pasi uji nga çezmat rridhte me erë ishte jocilësor./Telegrafi/