LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Duam zgjidhje paqësore për Kosovën, por jo poshtërim të Serbisë

Daçiq: Duam zgjidhje paqësore për Kosovën, por jo poshtërim të Serbisë
Beograd, 2.januara 2014. - Premijer Srbije Ivica Dacic porucio je danas da vanredeni parlamentarni izbori nisu prioritet, ali da to ne znaci da se plasi izbora, jer i ako ih bude, smatra da ce time biti "zapecacena sudbina opozicionih stranaka". Dacic je novinarima rekao da tema izbora nije aktuelna i ponovio da se prvi potpredsednik vlade i lider SNS Aleksandar Vucic i on slazu da izbori nisu prioritet i da to nije na dnevnom redu, a da li ce biti promenjen odnos politickih snaga to je za neku kasniju raspravu. FOTO TANJUG / ZORAN ZESTIC / nr

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën me asnjë çmim dhe se Serbia dëshiron të arrijë një kompromis për Kosovën.

“Nuk do ta njohim Kosovën për asnjë çmim, sepse nuk është në pyetje BE-ja apo Kosova. Ne nuk duam të na shtrohet ashtu pyetja. Duam zgjidhje paqësore, por jo poshtërimin e Serbisë”, tha Daçiq në Timisoara të Rumanisë, raporton “FoNet”.

“Ka probleme në Ballkan, por ato nuk duhet të jenë bazë për luftëra. Kërkohet më shumë mirëkuptim nga bashkësia ndërkombëtare dhe në këtë drejtim ne po përpiqemi për të udhëhequr një politikë të ekuilibruar të jashtme,  e cila respekton të gjitha qëllimet tona strategjike”, tha Daçiq, përcjell Telegrafi.


Ai tregoi se qëllimi strategjik i Serbisë është anëtarësimi në BE, por nuk mund të hyjë deri sa të arrijnë një marrëveshje ligjërisht detyruese me Kosovën, duke pyetur nëse dikush në BE e di se çfarë duhet të shkruhet në atë marrëveshje dhe nëse kjo do të thotë se Serbia duhet ta njoh Kosovën.

“Rumania dhe katër vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën do të thonë se kjo nuk është e domosdoshme, por shumë vende të tjera do të thonë se kjo duhet të bëhet. Nga ana tjetër, kjo hap dilemë në shoqërinë tonë – BE-ja apo Kosova.  Këto janë pyetje shumë të vështira dhe duhet të ketë një mirëkuptim të thellë të atyre që flasin për të”,  Daçiq.

Sipas tij, BE aktualisht ka probleme më të mëdha sesa anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, por BE është një projekt i mirë për Serbinë.

Daçiq tha se stabiliteti rajonal është i rëndësishëm për stabilitetin e Evropës dhe për këtë arsye duhet të kërkohen kompromise, e jo të pranojnë akte të njëanshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori